Gjykata Supreme e SHBA ka aprovuar hyrjen në fuqi të legjislacionit "anti-azil", të kërkuar nga Shtëpia e Bardhë, e cila ndalon shumicën e emigrantëve të Amerikës Qendrore të kërkojnë azil në Shtetet e Bashkuara, nëse ata nuk e kanë bërë tashmë atë njërin prej vendet ku kanë ndaluar gjatë udhëtimit të tyre.

Dy pjestarë të trupit gjykues, Ruth Bader Ginsburg dhe Sonia Sotomayor, nuk u shprehën për vendimin.

Presidenti Donald Trump në Twitter:

"Kam pasur një bisedë të shkëlqyeshme telefonike me Andrés Manuel López Obrador, president i Meksikës, duke folur për Sigurinë e Kufirit Jugor dhe gjëra të tjera me interes të ndërsjellë për qytetarët e vendeve tona përkatëse .......".

** "..... Kufiri jugor po bëhet shumë i fortë përkundër pengesave nga demokratët të cilët nuk bëjnë asgjë për azilin".

Politika "e ashpër" e Trumpit me Meksikën, në fakt ka rezultuar efikase. Në muajin gusht, autoritetet meksikane ndaluan 64,000 migrantë