DASHI 21. mars - 20. prill
Mundohuni ta ndryshoni sa me shpejt rutinën e jetës ne çift. Nëse mendoni gjate gjithë kohës se partneri ju do dhe s’mund te beje asgjë pa ju, rrezikoni te përballeni me një surprize te pakëndshme. Beqaret do kenë shume fat për një takim te veçante kësaj radhe. Nëse krijoni një lidhje me te, do jeni te lumtur për një kohe te gjate. Me financat do tregoheni shume impulsive. Kujdes!;/p>
DEMI 21. prill - 21. maj
Sot do kërkoni te dominoni mbi te dashurin e zemrës duke i imponuar mënyrën tuaj te te vepruarit. Kujdes! Me këtë sjellje jo vetëm qe mund te lindin konflikte por rrezikoni edhe ta lëndoni partnerin. Beqaret do ndihmohen shume nga Dielli, i cili do iu premtoje një dite shume te mire për dashurinë. Ne planin financiar duhet te bëni kujdes nga Neptuni. Mos bëni shpenzime te mëdha.
BINJAKET 22. maj - 21. qershor
Do jeni shume sentimentaliste sot. Nga ane tjetër xhelozia do jete me e theksuar se me pare, çka mund te shkaktoje edhe probleme. Beqaret do jene mjaft sharmante dhe do tërheqin vëmendjen e te gjithëve. Përfitoni nga kjo dite për te bere për vete atë qe doni! Dielli dhe Merkuri do e përmirësojnë mjaft buxhetin tuaj. Çdo gjë do jete ne ekuilibër dhe ju do jeni te qete.
GAFORRJA 22. qershor - 22. korrik
Dita duket shume premtuese për ata qe janë ne çift. Venusi do iu beje t’i shijoni gjithë kënaqësitë qe iu jep te qenit ne një lidhje. Dashuria për beqaret do shkoje mire dhe ju do kaloni momente te mrekullueshme. Dilni, pranoni ftesa dhe argëtohuni sa me shume te mundni. Ne planin financiar do e keni te vështirë ta përmirësoni situatën pas problemeve qe keni pasur. Beni durim!
LUANI 23. korrik - 22. gusht
Ne çift nuk do i duroni me detyrimet dhe kërkesat e shumta te partnerit. Gjithsesi kujdes! Nëse largoheni shume nga ai do e keni te vështirë t’i rregulloni gjerat. Beqaret nuk do humbin fare kohe. Do pranoni propozimet qe do iu bëhen pa hezituar fare. Me e rëndësishme për ju është te përjetoni kënaqësi. Me shpenzimet duhet te bëni kujdes. Situata financiare do jete e paqëndrueshme.
VIRGJERESHA 23. gusht - 23. shtator
Edhe pse do jeni paksa te shqetësuar për diçka ne lidhjen tuaj, gjerat do shkojnë mire. Mund te filloni edhe projekte për te ardhmen. Për beqaret, atmosfera do jete e mbushur me pasion. Për disa mund te ketë edhe një dashuri me shikim te pare. Duhet te jeni te vëmendshëm ne çdo moment. Me financat do tregoheni te kujdesshëm. E dini mire gjendjen tuaj dhe do iu vini fre edhe shpenzimeve.
PESHORJA 24. shtator - 23. tetor
Marrëdhënia me partnerin do jete shume e mire. Te dy se bashku do “luftoni” me disa probleme dhe kjo do iu afroje me tepër me njeri tjetrin. Dëshirat romaneske te beqareve do fillojnë te konkretizohen. Do iu jepen mundësi për njohje te reja. Përfitoni sa me shume! Për sa i përket situatës financiare, fale taktikes dhe delikatesës qe iu rrethon, do mund te kaloni çdo problem.
AKREPI 24. tetor - 22. nëntor
Jeta ne çift do te influencohet mjaft nga Jupiteri. Çdo problem apo tabu do te zgjidhet. Përfitoni nga kjo situate pa pasur frike dhe pa hezitim. Beqaret kësaj here do tërhiqen nga persona shume me te rinj ne moshe. Nga njëra ane është me mire kështu sesa te lidheni me dike me te madh. Me financat do iu mbështesë Plutoni. Gjithsesi kjo nuk do te thotë qe ju nuk duhet te tregoheni te matur.
SHIGJETARI 23. nëntor - 21. dhjetor
Atmosfera për çiftet do jete konfliktuale. Ka shume mundësi qe ju te debatoni me partnerin për gjera te parëndësishme. Kujdes, mos i tejkaloni limitet! Beqaret do te ndihmohen shume nga Urani, i cili mund te sjelle edhe një dashuri shume te bukur. Mos e lini këtë mundësi t’iu ike nga duart. Ne planin financiar do keni shume probleme dhe te gjitha këto fale pakujdesisë suaj. Merrni masa!
BRICJAPI 22. dhjetor - 20. janar
Kohet e fundit gjerat nuk kane shkuar mire me partnerin. Keni qene te stresuar dhe keni pasur vështirësi ne komunikim. Kjo dite do jete paksa me e qete dhe do filloni te vendosni dialog. Hëna do ndikoje pozitivisht për beqaret. Ajo mund te sjelle edhe një takim shume te këndshëm. Ekuilibri financiar do te prishet nga Plutoni. Beni kujdes nëse nuk doni te ngeleni me xhepat bosh.
UJORI 21. janar - 19. shkurt
Venusi do kujdeset sot për jetën sentimentale te te gjithëve. Marrëdhënia e çifteve do jete e ngrohte, sensuale dhe do mbizotërojë bashkëpunimi. Beqaret edhe pse do hasin disa pengesa do i shprehin ato qe ndjejnë. Pritet një dite me shume fat për ju. Do mundoheni te ruani një ekuilibër financiar dhe te kontrolloni dëshirat për te shpenzuar pa kufij. Para se te veproni, mendohuni mire!
PESHQIT 20. shkurt - 20. mars
Ata qe janë ne çift do mundohen te verifikojnë aftësinë e tyre për te joshur, por kjo do i çoje ne fillimin e një aventure te re. Mos kujtoni se kjo dashuriçkë nuk do ketë pasoja tek ekuilibri i lidhjes suaj. Beqaret nuk duhet te presin mrekulli këtë here. Vetëm disa prej jush, te ndikuar nga Plutoni do kenë njohje te reja. Financat nuk do jene te këqija, por nuk është momenti për shpenzime te mëdha.