Kamerat e sigurisë që do të vendosen pranë bizneseve, apo dhe në zonat me qarkullim të madh do të regjistrojnë si pamjet por dhe audion. Në këtë mënyrë çdo bisedë do të jetë e regjistruar për ti ardhur në ndihmë forcave të rendit në zbulimin e akteve kriminale.
Drejtori i Rendit Publik në Policinë e Shtetit, Gjovalin Loka, tha dje në komision parlamentar të ligjeve, se kamerat që priten të vendosen në këto ambiente, do të regjistrojnë me zë dhe figurë. Kjo parashikohet në projektligjin për shtimin e masave shtesë për sigurinë publike. Ky projektligj, parashikon vendosjen e kamerave në ambientet publike, apo edhe bizneset që cilësohen nga policia si “të ekspozuara ndaj rrezikut të shtuar për sigurinë”.
I ftuar në komisionin e ligjeve si përfaqësuesi i Ministrisë së Brendshme, Loka tha se regjistrimi nga kamerat “do të jetë audio dhe video”. Kjo thuhet edhe në nenin 13 të pr/ligjit "Për masat shtesë të sigurisë publike", që u diskutua dje nen për nen në komisionin parlamentar për “Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut”.
“Subjektet e këtij ligji vënë në dispozicion materialet audio-vizive apo të dhënat e tjera, që përfitohen nga përdorimi i masave shtesë të sigurisë, me kërkesë të Policisë së Shtetit ose organeve të drejtësisë, vetëm për nevoja hetimi, bazuar në Kodin e Procedurës Penale dhe në legjislacionin në fuqi”, thuhet në nenin 13 të projektligjit.
Megjithëse pamjet do të përdoren vetëm me urdhrin e prokurorit, kamerat do regjistrojnë materiale audio-vizive, argumetoi Gjoka, për të mbështetur këtë nen. Përfaqësuesja e Ministrisë së Brendshme në komision tha se “përpunimi i të dhënave (materialeve audio-vizive) do bëhet “në përputhje me legjislacionin e të dhënave personale”.
Ndërkaq, kryetari i komisionit të ligjeve, Fatmir Xhafa nuk ra dakord me regjistrimin zanor nga kamerat. “Ti s’mund të shkosh në një restorant, të kesh një kamerë atje dhe bisedat që bën t’i dëgjojë pronari i lokalit”, tha Xhafa. Është tjetër gjë kur përdoren për qëllime hetimi, shtoi ai.
“Kjo nuk më duket se është në përputhje me standartet megjithatë le ta lëmë të hapur, por besoj se standardet duhet rishikuar”, përfundoi arsyetimin e tij për këtë çështje kreu i komisionit.
Edhe deputetja socialiste, Vasilika Hysi tha se duhet të respektuar një standard lidhur me vendosjen e masave të sigurisë. “Ka një standard europian dhe ndërkombëtar lidhur me vendosjen e masave shtesë të sigurisë, ku duhet theksuar se masat shtesë të sigurisë mbajnë parasysh parimin e domosdoshmërisë, nevojës, legjimitetit dhe proporcionalitetit”, deklaroi Hysi.
Po ashtu është vendosur që në ambientet ku do të vendosen kamerat të jetë dhe një tabelë ku të paralajmërojë qytetarët. Deputetët kërkuan ndryshimin e ligjit përsa i përket cilësisë së kamerave.
“Masat shtesë të sigurisë të jenë të përcaktuara”
Deputetët kërkuan që vendosja e masave shtesë në subjektet që policia i konsideron si të ekspozuara ndaj rrezikut, të jenë të përcaktuara. “Masë sigurie për shembull në fshat, është mbajtja e një qeni”, ironizoi deputeti demokrat Eduard Halimi, ke faj s’ke faj o Cane mbaje një qen, se kshu është kjo punë”. “Po hajduti s’kishte faj?”, vijoi ai.
Batutata e deputetit demokrat mjaftoi që të ‘ndezë’ diskutimin pa mikron mes deputetëve, të cilin e ndërpreu kreu i komisioni të ligjeve, Fatmir Xhafa. “E shikoj që po ndenjët edhe pak do filloni të diskutoni edhe për modelin e qenit”, tha Xhafa, duke mos i kursyer as buzëqeshjet. Lidhur me kamerat e sigurisë, deputeti Halimi tha se ato duhet të bëhet nga institucionet shtetërore. “Po e lini sigurinë publike në vullnet të qytetarëve, ta zgjidhin vetë. Është njëlloj sikur t’i themi: Shiko ,meqë nuk kemi policë, hajde t’ju japim ndonjë armë armë dhe zgjidheni vetë”, tha deputeti demokrat.
Mbyllja e subjekteve
Mos vendosja e masave shtesë të sigurisë nga subjektet, të cilave jua urdhëron policia, sipas pr/ligjit, çon edhe në mbylljen e subjekteve. Deputetët kërkuan që kjo masë të zbutej.
Të njoftohen qytetarët
Deputeti Ulsi Manja kërkoi që përdorimi i masave të sigurisë shtesë të shoqërohet gjithmonë me njoftimin e qytetarëve. “Pra në ato ambiente ku do të vendosen, të shoqërohen me njoftimin për publikun”, tha ai.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com