DASHI
Nëse keni një lidhje mos lejoni te huajt te ndërhyjnë tek jeta juaj dhe t’iu prishin planet. Mbrojeni jetën sentimentale dhe mos tregoni gjera personale. Beqaret do kenë mundësi për dashuriçka kalimtare, por nuk do jene shume te tërhequr prej tyre. Ne planin financiar, disa rastësi do ndryshojnë gjithçka. Përgatituni për ndodhi te jashtëzakonshme qe do ju shtojnë gëzimin.
DEMI
Venusi do ju mbroje gjate gjithë kohës sot ju te dashuruarve dhe nuk do lejoje qe t’iu ndodhin gjera te pakëndshme. Ju do dashuroheni me shume pasion me partnerin tuaj dhe do bëni edhe disa premtime. Beqaret do shkëlqejnë dhe do kenë me tepër mundësi për te realizuar takime interesante. Mjedisi yjor do iu ndihmoje edhe me financat. Gjendja e tyre do stabilizohet goxha.
BINJAKET
Fale Neptunit, sot do keni një dite mjaft harmonike ju çiftet. Ai do favorizoje komunikimin dhe do ju ndihmoje te zgjidhni edhe problemet me te mëdha qe ju kishin dale. Beqaret do kenë një dite te zakonshme. Vërtet nuk do realizojnë takimet e tyre te ëndrrave, por nuk do ndiheni keq për asnjë çast. Ne planin financiar mund t’iu dalin edhe vështirësi te vogla ne disa momente, por kjo nuk do te thotë qe ju duhet te alarmoheni.
GAFORRJA
Gjate kësaj dite do ndiheni për mrekulli ju te dashuruarit dhe do e falni partneren për gjithçka qe ka bere. Një periudhe shume me e bukur ka për te filluar për ju tashme e tutje. Beqaret do jene si adoleshente te lumtur sepse do joshen e do joshin persona interesante. Ne planin financiar keni për te marre masa serioze dhe gjendja do filloje te stabilizohet disi.
LUANI
Ju çiftet do dini si t’i organizoni sa me mire gjerat sot dhe do arrini te ruani një ambient shume te ngrohte me partnerin tuaj. Te dy se bashku do diskutoni për gjithçka dhe ne mbrëmje do gatuani diçka te shijshme. Beqaret nuk do kenë shume mundësi për te realizuar takimet e ëndrrave, megjithatë nuk duhet te dorëzohen. Financat do mbeten te kënaqshme gjithë kohës.
VIRGJERESHA
Tre yje do ndikojnë mjaft ne jetën tuaj ne çift dhe do ua zbutin zemrën. Do dini edhe te kërkoni falje për gabimet qe keni bere dhe marrëdhënia me partnerin do përmirësohet. Beqaret nuk do marrin shume vesh nga joshja, por kane për te marre disa ftesa interesante. Nëse përfitojnë, jeta e tyre mund te ndryshoje. Paratë mos i shpërdoroni kot sepse do vuani shume me vone.
PESHORJA
Sot jo vetëm qe nuk do ketë probleme për ata qe janë ne një lidhje, por marrëdhënia me partnerin do jete edhe me e animuar dhe emocionuese. Për beqaret, mundësitë për takime do jene disa. Ata duhet te shfrytëzojnë gjithsecilën për te tërhequr pas vetes personin me te përshtatshëm. Buxhetin nuk do e menaxhoni si duhet dhe gjendja do jete goxha delikate.
AKREPI
Urani do jete shume i favorshëm për jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Do bëni projekte afatgjata se bashku dhe do afroheni edhe me tepër me njeri-tjetrin. Për beqaret gjithashtu do filloje një periudhe me e favorshme dhe emocionuese qe do ua ngrejë zemrën peshe. Shpenzimet mire është t'i kryeni me kujdes dhe maturi ne mënyrë qe ta mbani situatën gjithë kohës nen kontroll.
SHIGJETARI
Do i merrni gjerat me seriozisht sot ju te dashuruarit dhe do hidhni hapa serioze. Për fatin e mire mes jush nuk do ketë debate apo konflikte. Beqaret do kenë një dite rutine dhe pa ndonjë takim te jashtëzakonshëm. Atyre do ju duhet te presin edhe pak para se te hedhin hapat e ëndërruara. Me shpenzimet duhet te tregoheni me te kursyer nëse nuk doni te keni probleme te mëdha.
BRICJAPI
Dite e mbushur me momente te bukura ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Mes jush dhe partnerit nuk ka për te pasur debate apo mosmarrëveshje. Beqaret duhet ta lënë veten me te lire dhe t'i pranojnë ftesat qe do ju bëhen pasi vetëm kështu do mund ta ndryshojnë statusin. Financat do jene shume me te mira nëse arrini t'i kryeni me maturi shpenzimet e domosdoshme.
UJORI
Do keni shume besim tek partneri juaj gjate kësaj dite dhe do ndiheni me gati për te hedhur hapa serioze. Mes ju te dyve nuk do ndodhe asgjë e keqe. Beqaret nuk do arrijnë te përqendrohen vetëm tek një person kështu qe nuk do hedhin asnjë lloj hapi. Ne planin financiar do mbizotërojë ekuilibri gjithë kohës. Do i kryeni pa frike shpenzimet e domosdoshme, por mire është qe te mos bëni asgjë te tepruar.
PESHQIT
Ju te dashuruarit qe keni pasur probleme serioze gjate ditëve te fundit, sot duhet te tregoheni me te logjikshëm dhe te bëni një riorganizim te situatës. Beqaret nuk do duan te bëjnë asnjë ndryshimi ne jetën sentimentale kështu qe do i refuzojnë te gjitha ftesat. Buxheti do mbetet goxha i mire dhe për asnjë moment nuk do gjendeni ne vështirësi.