Duhet të keni kujdes kur parakaloni. Mos rrini të pozicionuar në anën e majtë të karrexhatës por duhet të shkoni në të djathtën, aqshtu siç parashikon Kodi Rrugor

Policia Rrugore e Tiranës ka gjobitur 148 mjete, të cilat janë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor, gjoba të cilat variojnë nga 1 mijë deri në 3 mijë lekë të rinj. Në njoftimin e policisë thuhet se këto mjete, gjatë parakalimit shumica kanë vijuar të qëndrojnë në anën e majtë, duke u kthyer në këtë mënyrë rrezik për mjetet e tjera.

“Pas manovrës së parakalimit, mjetet duhet të zhvendosen dhe të qarkullojnë në anën e djathtë të karrexhatës, edhe kur rruga është e lirë! Qëndrimi në anën e majtë në rrugë dënohet me gjobë nga 1.000 deri në 3.000 lekë të rinj. Gjatë 24 orëve të fundit, janë vendosur 148 masa administrative, për këtë shkelje”, ka njoftuar policia.