Kujdes në dashuri, mund të lindin keqkuptime! Parashikimi i horoskopit për ditën e sotme

Kujdes në dashuri, mund të lindin keqkuptime! Parashikimi i horoskopit për ditën e sotme

Dashi

Ditët e para të muajit Shtator keni pasur shumë shqetësime dhe acarime me të dashurit dhe afërmit tuaj. E Mërkura e dytë e Shtatorit do jetë ditë sfiduese dhe me zhvillime të reja. Në punë mund të prisni lajme të reja.

Demi

Këtë të Mërkurë do jeni shumë të lodhur dhe do ndjeheni të pa fuqishëm ndaj çdo gjëje. Do jeni shumë të lodhur dhe mezi do prisni të përfundoj dita, të shtriheni dhe të pushoni. Në punë thjesht kryeni punën tuaj dhe mos merrni vendime të mëdha.

Binjakët

Në aspektin e dashurisë nuk do ju mungojnë debatet dhe nuk do jeni aq të qetë. Në dashuri çdo gjë është e mundur andaj keqkuptimet do i kaloni lehtë. Në punë mund të keni debate acaruese me kolegët tuaj. Kujdes!

Gaforrja

Ditët e fundit i keni kaluar me shumë vështirësi dhe shqetësime pothuajse për çdo gjë. Tani nga kjo e Mërkurë është momenti juaj të vendosni se si do ju shkojnë ditët tuaja të ardhshme, shfrytëzoni këtë ditë çliruese për ju.

Luani

9 ditët e para të muajit i keni kaluar mirë por nga kjo e Mërkurë do keni pak vështirësi dhe debate me dashurinë tuaj. Problemet nuk do ju mungojnë as në punë, do keni shoqëri të vazhdueshme të problemeve.

Virgjëresha

Ditë mjaft pozitive me mbështetje pozitive të yjeve të shenjës tuaj. Është ditë e mirë për t'u përqendruar në objektivat tuaja sepse ka ardhur koha për të parë rezultatet pozitive të synimeve tuaja.

Peshorja

Ditët e fundit keni pasur shumë mëdyshje dhe nuk keni qenë aq shumë të kujdesshëm lidhur me pëlqimin dhe aspektin e dashurisë. Me mbështetjen e yjeve këtë të Mërkurë mundohuni t'i jepni një shans të dytë dikujt që e keni refuzuar pa menduar mirë.

Akrepi

Do jetë ditë pa ndodhi të mëdha në dashuri dhe jetën personale. Këtë të Mërkurë e gjithë vëmendja juaj do jetë në aspektin profesional, mos lejoni të tjerët të ju nervozojnë dhe të ju demotivojnë në punë.

Shigjetari

Raporti juaj në familje, veçanërisht në dashuri do jetë mjaft pozitiv. Është ditë e mirë për të lënë anash keqkuptimet dhe të gëzoheni me shoqërinë edhe pse mund të lëni anash pak kërkesat tuaja.

Bricjapi

Në aspektin e dashurisë më në fund mund të merrni frymë lehtë sepse ka ardhur koha e përmirësimeve të jetës tuaj në çift. Yjet i keni në anën tuaj dhe çdo gjë do ju shkojë mirë. Edhe në punë do ja kaloni shumë mirë.

Ujori

Edhe pse këto ditë i keni mjaftë të ngarkuara dhe nuk keni asgjë të re, lulëzimi juaj i dashurisë nuk do të mungojë. Kujdes se si i menaxhoni gjërat tuaja në çift. Në punë do ja kaloni shumë mirë.

Peshqit

Kjo e Mërkurë do jetë shumë e stresuar, ngarkuar dhe me shumë lodhje. Këmbëngulni dhe përballuni me veprimet tuaja. Në punë do e keni çdo gjë të komplikuar, mos u shpërqendroni, kryeni punën me kujdes.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë