‘Kujdes nga arbitrat’! Partizani luan ndeshjen e sezonit, tifozët ultras këshillojnë skuadrën

‘Kujdes nga arbitrat’! Partizani luan ndeshjen e sezonit, tifozët ultras këshillojnë skuadrën

Partizani do të luajë sot një ndeshje tejet të rëndësishme për fatet e sezonit, pasi pret në ‘Air Albania’ Vllazninë, që renditet e katërt me dy pikë më pak se të kuqtë kryesues. Të besuarit e Dajës duhet të fitojnë me patjetër për të patur në dorën e tyre fatet e titullit, ndërsa e njëjta gjë vlen edhe për Vllazninë, nëse shkodranët pretendojnë kreun.

Në prag të kësaj sfide tifozët ultras të të kuqve, ‘Ultras Guerrils’, kanë shprehur mbështetjen për skuadrën, por gjithashtu bie në sy edhe një këshillë: ‘Kujdes nga arbitrat’.

POSTIMI I TIFOGRUPIT TË PARTIZANIT, “ULTRAS GUERRILS”

“Numërimi mbrapsht ka nisur, tani na duhet sprinti final, ai hapi i fundit që na çon drejt objektivit, që e çon Partizanin aty ku i takon !

Luftoni edhe njëherë si asnjëherë, për Partizanin, për fanellën, për tifozët ….

Forca çuna!

Ps: kujdes arbitrat”

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Qeveri teknike? Braçe i prerë me opozitën: Koha kur pushtetet vendoseshin në tavolinë ka marrë fund! Te ‘Dezinformimi’ nuk i marr me zor

Qeveri teknike? Braçe i prerë me opozitën: Koha kur pushtetet vendoseshin në tavolinë ka marrë fund! Te ‘Dezinformimi’ nuk i marr me zor