Kujdes nga virozat, pishinat dhe merimanga e zezë! Mbi 100 fëmijë çdo ditë në Pediatrinë e Elbasanit! Flasin mjekët (video)

Temperaturat e larta kanë shtuar virozat tek të vegjlit. Temperaturë të lartë, dhimbje fyti, të vjella e diarre janë disa nga simptomat me të cilët të fëmijet paraqiten ne pediatrine e Elbasanit.

 

Shefja e Shërbimit në Pediatri, Irena Palloshi thotë se në Pediatrinë e Elbasanit kryhen 100 vizita në 24 orë. Veç virozave të stinës gjatë ditëve të fundit ka pasur raste të shtuara të fëmijëve me infeksione nga pishinat por dhe raste të pickimit nga insektet.

 

Fluks i shtuar paraqitetet dhe në Urgjencën e Spitalit të Elbasanit. Shefi i Urgjences Ergys Mici tha se janë kryesisht fermerët të ekspozuar ndaj rrezikut të insekteve apo zvarratikëve, si merimanga e zeze dhe gjarpërinjtë.

 

Mjeku pohon se neglizhimi i simptomave mund të rezultojë fatal pasi pacientët kalojnë në shok anafilaktik nga helmimi.

 

Për të shmangur pickimet nga insektet dhe zvarranikët mjekët këshillojnë fermerët të shmangin orët e pikut në ara dhe veshje të posaçme, mbrojtëse.

R.D/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë