Kujdes! Policia thirrje qytetarëve: Disa faqe online me produkte për udhëtime vjedhin të dhënat tuaja! Verifikoni profilet para se të rezervoni

Kujdes! Policia thirrje qytetarëve: Disa faqe online me produkte për udhëtime vjedhin të dhënat tuaja! Verifikoni profilet para se të rezervoni

Foto ilustruese

Policia e Tiranës ka ngritur alarmin pas një monitorimi në rrjetet sociale të disa faqeve online me produket për udhëtime, të cilat dyshohet se vjedhin të dhënat e qytetarëve.

Gjatë monitorimeve të kryera nga policia në rrjetet sociale, janë konstatuar profile të ndryshme, kryesisht në rrjetin social "Facebook", të cilat reklamojnë produkte që përdoren për udhëtim, me çmime shumë të ulëta, për të tërhequr vëmendjen e sa më shumë përdoruesve.

Pavarësisht se gjuha e përdorur në shkrimet e publikuara është shqip, dyshohet se administratorët e këtyre profileve nuk janë shqiptarë.

“Duke qenë se ka dyshime se në rastet kur përdoruesit e interesuar, vendosin të dhënat e tyre personale apo bankare, për të bërë porosinë për produktin e reklamuar, produkti nuk dërgohet në destinacion dhe të dhënat e paraqitura vendosen në posedimin e personave që kanë krijuar këto profile, ju këshillojmë që të siguroheni për autenticitetin e faqes apo të profileve që mund të shikoni, përpara se të kryeni porositë tuaja”, njofton policia.

Policia Tiranë fton të gjithë qytetarët që mund të jenë të dëmtuar nga ky aktivitet, ose që konstatojnë faqe të tilla, të paraqiten në Sektorin për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në DVP Tiranë.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?