Berat- Aksioni i nisur pak ditë më parë nga Policia e Shtetit për monitorimin e qarkullimit të automjeteve me dron po vijon të japë rezultate. Në një video të postuar nga Policia e Shtetit, e cila ka monitoruar së fundmi në rrugët e Beratit, thuhet se janë gjobitur për shkelje 74 drejtues mjetesh.

Njoftimi i policisë

Policia Rrugore vijon monitorimin e qarkullimit të automjeteve me DRON. Njësia Operacionale për Sigurinë Rrugore ka vijuar në qarkun Berat monitorimin me DRON për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor.

Gjatë monitorimit janë ndëshkuar me masë administrative 74 drejtues mjetesh, nga këta 34 për OASH.

Monitorimi do të vijojë në të gjitha rrugët në qarqet e vendit.