Kujdeset fillikat për djalin e sëmurë, historia e 82-vjeçares që jeton në skamje me të birin në Patos! E moshura bën apel për ndihmë: Po na shembet shtëpia

Antigoni Thanasi, 82 vjeçare jeton mes skamjes e varfërisë, me frikën se një ditë shtëpia mund t’i shembet mbi kokë...

E gjejmë duke pastruar, atë që as banesë nuk mund të quhet më, por që është e vetmja strehë e saj, në fshatin Sheqisht të Patosit...

Varfëria nuk e vetmja sfidë me të cilën, të moshuarën jeta e përball çdo ditë. Kujdesi për të birin e sëmurë, me probleme të shëndetit mendor, i shtruar disa herë në spitalin psikiatrik të Vlorës, është po ashtu e përditshmja e saj. Pagesa e invaliditetit për 42 vjecarin Piro Thanasi është i vetmi burim financiar me të cilin mbajnë frymën gjallë.

Përmes mikrofonit të Report Tv, Antigoni, apelon që shteti të kthejë sytë nga ta dhe të ndihmojë një nënë që jeton mes skamjes me djalin e sëmurë.

E moshuara 82 vjecare ka edhe 2 vajza, të cilat jetojnë larg dhe sipas saj në pamundësi për ta ndihmuar....

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb