Kujdes...Mjedisi yjor do nxitë mosmarrëveshjet në çift gjatë kësaj dite! Mësoni horoskopin për ditën e sotme

Kujdes...Mjedisi yjor do nxitë mosmarrëveshjet në çift gjatë kësaj dite! Mësoni horoskopin për ditën e sotme

DASHI 21. mars - 20. prill

Do kaloni momente shume te këndshme pranë partnerit tuaj gjate kësaj dite dhe për asnjë moment nuk do ndiheni keq. Për fatin e mire do gjeni zgjidhje edhe për disa brenga te se shkuarës. Beqaret do jene shume diskrete dhe nuk do ja hapin zemrën kujtdo. Problemet financiare do vazhdojnë edhe gjate kësaj dite prandaj mundohuni te tregoheni sa me te vëmendshëm.

DEMI 21. prill - 21. maj

Adrenalina do shtohet edhe me shume sot për ju te dashuruarit dhe emocionet do shumëfishohen. Kjo e sotmja nuk do jete dite rutine. Beqarët do jenë shume selektive dhe nuk kënaqen me takimet qe do realizojnë. Për këtë arsye edhe sot ata do mbeten vetëm. Shija për rrezik do mbizotërojë gjithë kohës sot. Do guxoni dhe për fat do ja dilni mbanë.

BINJAKET 22. maj - 21. qershor

Mjedisi yjor do nxitë mosmarrëveshjet ne çift gjate kësaj dite. Nuk do ndiheni te qete për asnjë moment dhe ndonjëherë do ju duket sikur do ju bjere qielli mbi koke. Beqaret do kenë vetëm mundësi për aventura kështu qe mbetet ne dorën e tyre nëse do përfitojnë apo jo. Me shpenzimet do jeni mjaft impulsive dhe do rrezikoni shume. Situata do jetë mjaft e trazuar.

GAFORRJA 22. qershor - 22. korrik

Gjate kësaj dite do jeni shume optimiste për te ardhmen me partnerin dhe do filloni te bëni plane afatgjate. Partneri do ju beje edhe një propozim qe do ua ngrejë zemrën peshe. Beqaret do ndihen mire pranë disa personave te rinj qe do takojnë, por nuk do preferojnë te hedhin hapa me tej. Buxhetin do e menaxhoni me rigorozitet dhe përkujdes kështu qe për asnjë moment nuk do ju dalin probleme.

LUANI 23. korrik - 22. gusht

Nëse bëni përpjekjet e duhura gjate kësaj dite marrëdhënia juaj ne çift do përmirësohet goxha. Nuk do ndiheni me keq dhe optimizmi do ju pushtoje. Beqaret do e çojnë deri ne fund misionin e nisur dhe do ja dalin ta bëjnë për vete atë qe pëlqejnë. Me shpenzimet do ju duhet thjesht te tregoheni pak me te matur dhe gjendja do përmirësohet tej mase. Nuk do ndiheni keq me pas.

VIRGJERESHA 23. gusht - 23. shtator

Jeta juaj ne çift do jetë më e favorizuar sot. Do jeni të gatshëm të bashkëpunoni për çdo gjë me partnerin ne mënyrë qe edhe vështirësitë te zgjidhen ne mënyrën me te mire te mundshme. Beqaret do realizojnë disa takime interesante prej te cilave mund te fillojnë edhe lidhje pak me vone. Financat do varen tërësisht nga arritjet qe do keni ne pune dhe mënyra juaj e menaxhimit.

PESHORJA 24. shtator - 23. tetor

Ne planin financiar ndikimi i planetëve do jete mjaft pozitiv. Do bëni çdo gjë qe keni ne dore qe marrëdhënia me partnerin te jete sa me elektrizuese. Beqaret do jene te padurueshëm dhe mund te hedhin edhe hapa qe nuk i kishin menduar ndonjëherë. Ne planin financiar do jete Marsi ai qe do ju nxite te jeni me te organizuar dhe te mos shpenzoni pa u menduar.

AKREPI 24. tetor - 22. nëntor

Venusi do ketë ndikim shumë te veçantë tek jeta juaj ne çift gjatë kësaj dite. Ne çdo moment do përjetoni kënaqësi dhe emocione shumë të veçanta e do ndiheni si neper ëndrra. Beqaret do zhyten ne mendime e do bëhen nostalgjike prandaj nuk kane për ta gjetur as sot personin e përshtatshëm. Financat nuk do jene te qëndrueshme dhe vetëm duke ulur shpenzimet mund t'ia dilni mbanë.

SHIGJETARI 23. nëntor - 21. dhjetor

Ka mundësi qe atmosfera ne çift te jete goxha e tendosur gjate kësaj dite. Ne shume momente do debatoni ashpër me atë qe keni ne krah dhe mund te thoni gjera lënduese. Beqaret do jene goxha me tolerante dhe do tërheqin pas vetes goxha persona. Buxheti nuk ka për te qene ne gjendjen me te mire te mundshme kështu qe mire është te tregoheni te kujdesshëm kurdoherë.

BRICJAPI 22. dhjetor - 20. janar

Çiftet do mbrohen gjithë kohës nga planetët gjatë kësaj dite kështu qe nuk do kenë aspak probleme apo vështirësi. Te gjitha shanset do jene ne anën e tyre. Nëse jeni ende një zemër e shkrete e vetmuar, Venusi sot do ju bëjë me sharmante dhe me simpatike. Financat do jene goxha te mira. Jo vetëm qe nuk do ketë vështirësi, por pasdite mund te ndodhin edhe përmirësime me shume.

UJORI 21. janar - 19. shkurt

Nëse jeni në një lidhje bëhuni gati te përballeni me disa probleme serioze. Asgjë nuk ka për te qene si me pare dhe do ju duhet guxim dhe force për ta mbajtur marrëdhënien te qëndrueshme. Beqarët do joshin disa persona, por ende nuk do ndihen gati për te hedhur hapa. Për financat ka për te qenë një dite e paqëndrueshme dhe hera herës me disa sfida te vështira për t'u kaluar.

PESHQIT 20. shkurt - 20. mars

Sot do merreni vesh me se miri me partnerin tuaj dhe do dashuroheni me pasion se bashku. Mëngjesi dhe mbrëmja do jene pikat kulmore kur dhe emocionet do jene me te fuqishme. Beqaret vërtet do kenë njohje interesante, por me e mira është te presin edhe pak kohe para se te hedhin hapa. Për financat qielli do jete goxha i favorshëm. Do ndiheni te qete për këtë plan.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës