Kujt ia bën me gisht Ismail Qemali?!

Kujt ia bën me gisht Ismail Qemali?!
Galeria Kombëtare e Arteve ka shpallur rezultatet e para të konkursit që u organizua për përzgjedhjen e 3 shtatoreve kushtuar figurave historike të Ismail Qemalit, Ahmet Zogut dhe Hasan Prishtinës. Juria e konkursit e përbërë nga Hektor Dule, Rubens Shima, Ali Oseku, Kaliopi Naska, Gjergj Bakëllbashi, Enton Derraj dhe Suzana Varvarica vendosi që konkursi të kalojë në një fazë të dytë dhe të vazhdojnë konkurrimin skulptorët Ilirjan Shima, Pjerin Kolnikaj, Idriz Ballani, Ardian Pepa dhe Veli Blakçori. Bocetet janë ekspozuar në Galerinë Kombëtare. Juria paska të drejtë që e ktheu mbrapsht konkursin. Le të komentojnë disa prej boceteve që janë ekspozuar. Një bocet i Ismail Qemalit kishte hedhur një flamur shpatullave si tifozët e kombëtares sonë. Madje kishte një Ismail Qemali me një flamur të palosur në dorë, që i rrinte varur si petull picash. Por më i çuditshmi ishte ky boceti që shohim në fotografi. Publiku ka të drejtë të pyesë: kujt ia bën me gisht Ismail Qemali?!

(DH.H/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: 'Provokacja nr 2', pas Beogradit, Edi Rama hap çështjen shqiptare edhe në Athinë!

Ylli Pata: 'Provokacja nr 2', pas Beogradit, Edi Rama hap çështjen shqiptare edhe në Athinë!