TIRANË - Përkujtohet 71 vjetori i konferencës së Pezës, takimit që bëri që lufta e shqiptarëve ndaj pushtuesve gjermanë, të bashkonte të gjitha forcat shqiptare. Protagonistë të këtij kuvendi ishin përfaqësues të krahinave, dhe besimeve të ndryshme fetare, klasa dhe shtresa me bindje politike nga më të ndryshmet.
Pikërisht për të kujtuar këtë datë historike, gjatë ditës së sotme është organizuar një takim, ku kanë marrë pjesë, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe përfaqësues të tjerë.
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta ka deklaruar se “Pezë do të thotë bashkim e mbi të gjitha do të thotë Atdhe, bashkim dhe bashkëpunim në interes të kombit”. Gjatë fjalës së tij, Meta ka folur edhe për vendimin për vendosjen e portretit të Ismail Qemalit në institucionet shtetërore.
Meta tha se “figura e Ismail Qemalit është figura e bashkimit kombëtar dhe është më bashkuese se figurat e tjera”. Sipas kreut të Kuvendit, konferenca e Pezës do të na shërbejë të gjithëve.
Deklarata e Pezës e miratuar në 16 shtator të vitit 1942 ku përkrahej koalicioni kundër boshtit, u miratua nga të gjitha palët që ishin prezente në atë takim historik.

(Ceremonia e organizuar sot në Pezë të Tiranës)
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com