Përkujtohet 80-vjetori i Konferencës së Pezës, Ministri i Mbrojtjes: Shqipëria, mision t’a mbajë Ballkanin të orientuar nga Perëndimi

Është kujtuar sot, një nga ngjarjet më të rëndësishme historike, 80-vjetori i Konferencës së Pezës.

Në aktivitetin që u zhvillua në nder të kësaj dite, aty ku u mbajt Konferenca e Pezës morën pjesë edhe Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe zv.Shefja e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura gjeneral major Manushaqe Shehu. Në fjalën e tij, Ministri i Mbrojtjes vlerësoi rolin e veteranëve dhe pasardhësve të tyre, në mbajtjen gjallë të kësaj dite dhe mesazheve që Konferenca e Pezës kapërcjellë ndër vite edhe tek brezi I ri.

“Ashtu si në Beslidhjen e Lezhës apo në Lidhjen shqiptare të Prizrenit edhe këtu në Pezë, më 16 shtator 1942 instikti kombëtar i mblodhi bashkë të gjithë shqiptarët, pa dallime përballë një rreziku, një kërcënimi të madh, pushtuesit  fashist, në atë kohë italian. Shqiptarët e kanë treguar se sa herë rreziku i tejkalon problemet e brendshme, ne bëhemi bashkë, ngrihemi mbi dallimet, nuk na ndan asgjë, as feja, as krahina, as ideja”, u shpreh Ministri Peleshi.

Shqipëria, tha më tej Ministri i Mbrojtjes gjatë fjalës së tij, u rreshtua në anën e duhur të historisë, gjë që sot i jep vendit një pasaportë dhe të drejtë morale për të trokitur me dinjitet dhe me ballin lart në Bashkimin Evropian, përkrah forcave përparimtare.

'Por, shtoi më tej Ministri Peleshi sot, jemi përballë disa rreziqeve që nuk janë vetëm rreziqe potenciale, por janë sulme të ndodhura kibernetike. “Kjo në fakt është një luftë e sotme dhe e së ardhmes. Është edhe më e fortë edhe më e rrezikshme se lufta fizike. Shqipëria sot është anëtare dinjitoze në Aleancën më të fuqishme politike dhe ushtarake që është NATO. Kjo na bën të jemi të sigurt, të mbrojtur, por padyshim nuk i bën zero rreziqet dhe kërcënimet, siç ishte ky i fundit. E dini që bota ka ndryshuar, skena e sigurisë në botë ka ndryshuar, pas sulmit rus të pushtimit të pajustifikuar në Ukrainë. Gjeopolitika ka ndryshuar dhe ne jemi në mes të një rajoni shumë të brishtë, siç është Ballkani Perëndimor, por Shqipëria në Ballkanin Perëndimor është vendi i vetëm pa probleme të brendshme politike dhe pa dilema politike dhe gjeopolitike. Ne jemi të orientuar nga perëndimi dhe kemi një mision për të luajtur në të gjithë trevat shqiptare edhe jashtë trupit të Shqipërisë për ta mbajtur Ballkanin nga perëndimi. Natyrisht që kjo përballje me forcat e tjera të errëta na jep dhe kosto, na ekspozon dhe na bën të jemi vigjilentë, por duhet të jemi dhe të mobilizuar me njëri-tjetrin, të ngrihemi mbi ato që na ndajnë e të bashkohemi në pakte kombëtare. Sot është mëkat të spekulosh me sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë, sepse ajo nuk është një luftë kundër PS apo kundër qeverisë së PS, është një luftë kundër Shqipërisë për shkak se Shqipëria ashtu si në Luftën II Botërore, edhe tani ka vendosur të rreshtohet përkrah NATO-s, përkrah SHBA, përkrah botës së lirë”, u shpreh Ministri i Mbrojtjes.

Në aktivitetin e organizuar merrnin pjesë edhe drejtues të pushtetit vendor, anëtarë të Komitetit të Veteranëve si dhe banorë të zonës së Pezës.

Më16 shtator 1942, në Konferencës e Pezës u mblodhën përfaqësuesit e të gjitha forcave politike të vendit dhe përpunuan platformën e përbashkët të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr