Kujtohet në rezidencën italiane dita e Misionarëve, rrëfejnë eksperiencën e tyre në Shqipëri! 100-vjeçarja nënë Gemma: Më shumë dashuri

Është Dita Botërore e Misionarëve. Ambasadori italian, hap dyert e Rezidencës Italiane për të pritur disa prej Misionarëve italianë në Shqipëri, në atë që ai e konsideron si shtëpinë e të gjithëve.

‘Ju përfaqësoni një botë, një botë të mrekullueshme të ndërtuar nga altruizmi, dashuria për të tjerët.  Ju bëni një punë universale, përtej nacionaliteteve, pasaportave, përtej mureve. Kështu që t’ju shikoj këtu për mua është një gëzim i madh dhe nuk do të gjejmë asnjëherë fjalët për t’ju falënderuar mjaftueshëm!’- tha ambasadori i Italisë, Fabrizio Buçi.

Mes misionarëve, është edhe motër Gemma, e cila qershorin që lamë pas ka shënuar plot 100 vite, 30 prej të cilave, ia ka dedikuar Shqipërisë me punë humanitare.

Të jem në këtu në Ditën Ndërkombëtare të Misionareve e bën këtë moment një nga më të rëndësishmit të jetës sime. Sepse unë jam edukuar nga misionaret, për të treguar vëmendje për të varfërit, t’i edukojmë ata, ti kulturojmë. Ndaj, vendosni gëzim e dashuri në zemrat tuaja!- tha misionarja.

Don Michele Gentile, solli në vëmendje periudhën post komuniste, kur u përball me adoleshentë që përsërisnin “Aty ynë”, të cilat ua kishin mësuar në fshehtësi gjyshërit. Ndërsa nënat, ishin të emocionuara teksa afroheshin në objektet e besimit.

Nënat dhe gjyshet që i shoqëronin fëmijët qanin sepse ato kujtonin se nuk kishim mundur më të hynin në ato ambiente prej afro 50 vitesh- tha Don Michele.

Ndërsa  At Dario Rossetti, u shpreh se vëllezërit e tij misionarë i kanë transmetuar dashurinë për këtë vend.

‘Si një prej jush, si misionar unë e dua Shqipërinë dhe shqiptarët. Dhe sidomos të varfërit më mësojnë ditë për ditë ta dua edhe më shumë këtë popull, që ka ëndrrat e tij, që ka nevojat e tij, që lidhen me një të ardhme më të mirë për familjet’- tha At Dario Rossetti.

Nunci Apolistik Imzot Luigi Bonazzi, e mbylli fjalën e tij, duke cituar Shën Terezën, ku thotë që çdo meshë të mbahet si të ishte e para, si të ishte e fundit dhe unike

‘Dhe ne këtë e aplikojmë duke thënë se jetojmë  këto ditë në Shqipëri, si të jenë të parat, si të jenë të fundit dhe të jenë unike!’- vijoi Luigi Bonazzi.

G.MO//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim