Kujtoi se dikush po e vinte në lojë
shefi i FBI e mësoi shkarkimin nga Tv!

Kujtoi se dikush po e vinte në lojë<br />shefi i FBI e mësoi shkarkimin nga Tv!
James Comey mendoi se dikush po e vinte në lojë, kur mësoi fillimisht shkarkimin e tij nga detyra e drejtuesit të Byrosë Federale të Hetimit.

“New York Times” shkruan se Comey po fliste me stafin e tij në Los Angeles, e në ato momente lajmi nisi të shfaqej në një televizor pranë tij. Ai mendoi se gjithë kjo ishte një shaka.

Ndërsa Trump në letrën e tij shprehet se FBI është një institucion që ka nevojë për një nisje të re duke e cilësuar Comey të paaftë për ta drejtuar.

Pak pas kësaj, vazhdon gazeta prestigjioze, u dorëzua në FBI letra e presidentit Donald Trump, ku njoftohej largimi i njeriut që po hetonte lidhjet e stafit të tij të fushatës me Rusinë.

Presidenti amerikan, Donald Trump, shkarkoi drejtorin e FBI-së, James Comey, duke theksuar se ai nuk mund të drejtojë më tutje këtë agjenci në mënyrë efektive.

"Është esenciale që të gjejmë një udhëheqje të re për FBI-në që të rivendosë besimin e publikut", thuhet mes tjerash në një letër që presidenti Trump i dërgoi zotit Comey, e cila u bë publike të martën vonë nga Shtëpia e Bardhë.

"Presidenti ka pranuar rekomandimin e Prokurorit të Përgjithshëm dhe të Zëvendës Prokurorit të Përgjithshëm lidhur me shkarkimin e drejtorit të FBI-së," tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer.

Demokratët thonë se shkarkimi është vetëm pasojë e verifikimeve që Comey po bënte në lidhje me Moskën.

Comey, prokuror prej një kohe të gjatë, ka qenë zëvendëskryetar i Departamentit të Drejtësisë gjatë administratës së presidentit George W. Bush dhe u emërua shef i FBI-së me mbështetjen e gjerë nga të dyja partitë në Kongres.

Të martën, FBI-ja njoftoi Kongresin se Comey kishte paraqitur në mënyrë të pasaktë disa nga gjetjet që përfshinin hetimet rreth emaileve të zonjës Hillary Clinton gjatë dëshmisë së dhënë prej tij në Kongres javën e kaluar.

FBI-ja saktësoi se vetëm një "numër i vogël" i emailave i ishte dërguar ligjvënësit Anthony Weiner, jo "qindra dhe mijëra ", siç ishte shprehur në dëshminë e tij zoti Comey.

Letra e FBI-së iu dërgua Komisionit Juridik të Senatit të martën, më shumë se një javë pasi zoti Comey dëshmoi për orë të tëra në mbrojtje të mënyrës se si e kishte trajtuar hetimin e emailave të zonjës Clinton.

Zoti Comey luajti një rol të rëndësishëm në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar, kur zoti Trump mundi zonjën Clinton.

Zoti Comey tha në muajin korrik të vitit të kaluar se zonja Clinton kishte qenë “e pa kujdesshme” në përdorimin e informacioneve të klasifikuara, por nuk kishte bazë për akuzë.

Më pas në muajin tetor pak para zgjedhjeve, ai tha se kishte rihapur hetimet, meqë FBI kishte gjetur emaile të zonjës Clinton në kompjuterin e ligjvënësit Anthony Weiner.

Zonja Clinton fajësoi hetimet e zotit Comey si njërin nga shkaqet që ajo humbi në zgjedhjet e tetë nëntorit të vitit të kaluar.

Demokratët në SHBA kanë kritikuar Comey për njoftimin për rihapjen e hetimeve ndaj Clinton, vetëm disa ditë para zgjedhjeve të 8 nëntorit- një lëvizje, për të cilën Clinton ka thënë se i ka kthyer kundër saj shumë votues të pavendosur. Por demokratët në Kongres, pothuajse njëzëri kanë kundërshtuar vendimin e presidentit për të shkarkuar Comey.

Vendimi i Trumpit për shkarkimin e shefit të FBI-së ka habitur shumë zyrtarë në Uashington, duke bërë që demokratët dhe të tjerët, të drejtojnë akuza ndajShtëpisë së Bardhë se po tenton që të minojë hetimin e FBI-së për ndërhyrjen e Rusisë.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ 7 persona marrin peng 35-vjeçarin, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie

Tiranë/ 7 persona marrin peng 35-vjeçarin, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie