Kukës, 3 ditë peng 24-vjeçaren
pranga pengmarrësit

Kukës, 3 ditë peng 24-vjeçaren<br />pranga pengmarrësit
KUKES- Autori i dytë i rrëmbimit të një 24-vjeçare u vu në prangat e policisë së Kukësit ditën ne djeshme. Policia bën me dije se vuri në pranga 30-vjeçarin Asllan Bulica, banues në fshatin Kolesjan të Kukësit. 30- vjeçari akuzohet se në bashkëpunim me dy persona të tjerë njëri prj të cilëve tashmë i arrestuar pak muaj më parë kanë mbajtur peng për tre ditë me radhë një 24-vjeçare nga Shijaku. Disa javë më parë policia e Durrësit arrestoi organizatorin e rrëmbimit 28-vjeçarin Shkëlqim Duraku. Ngjaria ka ndodhur në 25 nëntor të vitit të kaluar. Dy të arrestuarit, së bashku me një të tretë morën në automjet me forcë 24-vjeçaren me iniciale E.M, duke e transportuar atë drejt Kukësit, dhe e mbajtën për 3 ditë me radhë të izoluar. Por pasi ka studjuar mundësitë për të shpëtuar 24-vjeçaria mundi të arratiset dhe i dënoncoi tre pengëmarrësit në polici. Ajo dëshmoi në polici se organizator i pengmarrjes ishte 28-vjeçari Duraku ish i dashuri i saj, i cili synonte të martohej me forcë me vajzën. Nga kontrolli i ushtruar në banësën e 30-vjeçarit në fshatin Kolesjan të Kukësit policia ka gjetur një armë pa leje dhe vuri në pranga edhe babain e Asllan Bulices.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan