Kukës, 500 familje apel për ushqime

Kukës, 500 familje apel për ushqime
KUKËS – Situata për shkak të motit të keq sa vjen e rëndohet në qarkun e Kukësit. Korrespondenti i “Shqiptarja.com në këtë qark raporton se janë mbi 500 familje të cilat momentalisht po vuajnë mungesën e miellit dhe të ushqimeve. Deri më tani në këto zona nuk kanë mbërritur helikopterët me ndihma ushqimore, ndonëse një pjesë e mirë e fluturimeve po kryhen në qarkun e Dibrës.
Sa i takon Kukësit, 100 familje janë izoluar në komunën Golaj, 200 në komunën Surroi, ndërsa 15% e familjeve në komunën Ujmisht bëjnë apel për ndihma ushqimore. Situata e rëndë ka hyrë në ditën e saj të nëntë kur trashësia e dëborës po i kalon 2 metra.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri