Kukës, ​Kodheli: Në 44 muaj kemi
bërë atë që nuk bë në 24 vjet

Kukës, ​Kodheli: Në 44 muaj kemi<br />bërë atë që nuk bë në 24 vjet
Në vazhdën e takimeve elektorale, kryesuesja e listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste për qarkun e Kukësit, Mimi Kodheli, së bashku me kandidatin për deputet në këtë qark, z. Safet Gjici, u ndalën në një bashkëbisedim me banorët e Njësisë Administrative Bicaj në Kukës.
 
Kodheli i kujtoi banorëve të Bicajt se gjithçka që është e ndërtuar në këtë qark është bërë nga qeveria “Rama”, arsye për të cilën ajo tha se duhet ta mbështesin fort Partinë Socialiste në këto zgjedhje.
 
“Kemi bërë qendrën e Bajram Currit, 24 vjet ai që ishte nga Bajram Curri nuk e bëri dot, u desh Edi Rama që të vinte e ta bënte. Bëmë qendrën Bajram Currit, Bëmë qendrën Hasit, Bëmë qendrën Kukësit.
 
Sikur gjithsekush të kishte bërë nga një qendër, sot do të ishim duke bërë qendrat e fshatrave. Sikur gjithsekush në 25 vite të kishte bërë sadopak, vendi nuk do të ishte kështu si është sot. Në 44 muaj në kemi bërë atë që në 24 vjet nuk është bërë.”- tha Kodheli
 
Megjithatë ajo u tha banorëve se është koshiente që Kukësi dhe fshatrat e njësisë Bicaj kanë ende probleme, siç janë kanalizimet, rrugët edhe uji, duke i premtuar elektoratit në Bicaj, por jo vetëm, se “këto kërkesa bazike për një jetë normale do të plotësohen dhe do të jenë prioritet në mandatin e ardhshëm.”
 
Ndërsa kandidiati Safet Gjici u kërkoi banorëve mbështetje me premtimin se do të jetë gjithmonë pranë tyre më shumë investime.
 
Gjici shpjegoi se ai është në brendësi të problemeve të banorëve të kësaj zone dhe se do të punohet fortë për të gjetur një zgjidhje për punësimin, rrugët dhe kanalizimet. Ai i kujtoi banorëve punët që ai ka bërë në kohën që ka qenë prefekt i këtij qarku, por edhe atë që ai e cilësoi si kryeveprën e tij; shpalljen e klubit të futbollit të Kukësit kampion.


Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Si ndikon veza për kolesterolin, diabetin dhe shëndetin e zemrës

Si ndikon veza për kolesterolin, diabetin dhe shëndetin e zemrës