Deputeti i Partisë Socialiste dhe njëherazi ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, deklaron se i urova mirëseardhjen anetarëve të rinj të PS-së në Kukës për të rritur dhe shumëfishuar energjitë pozitive në mbështetje të reformave për ndërtimin e Shqipërisë.

Deputeti i Partisë Socialistë dhe njëherazi ministri i Jashtëm, Bushati, në faqen e  tij në rrjetin social Facebook, bën të ditur: “Sot në Kukës me strukturat e Partisë Socialiste për të rritur dhe shumëfishuar energjitë pozitive në mbështetje të reformave për ndërtimin e Shqipërisë së gjeneratës tjetër”.

“I uroj mirëseardhjen anëtarëve më të rinj të kësaj partie, të cilët i bashkohen familjes më të madhe politike në Shqipëri”,  shprehet Bushati. ATSH

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)