Kukës: Cani në doganën e morinit
dhe shtabin e emergjencave

Kukës: Cani në doganën e morinit<br />dhe shtabin e emergjencave
Ministri i Financave, Shkëlqim Cani ishte në Kukës për një inspektim në Doganën e Morinit.

Kreu i financave mori pjesë edhe në takimin e shtabit të emergjencave civile të Prefekturës Kukës.

cani morine

Cani tha se në doganën e Morinit nuk ka ka probleme me lëvizjen e mallrave dhe automjeteve dhe çdo gjë është nën kontroll pavarësisht përkeqësimit të motit.

Nisur nga situata e krijuar nga kushtet e motit ministri Cani, theksoi se shtabet e emergjencave dhe firmat kontraktore për pastrimin e rrugëve duhet ti dalin për zot situatës dhe ti japin zgjidhje problemeve në kohë pasi edhe fondet qeveritare dhe të pushtetit lokal për emergjenca janë të lëvruar. 

cani morine

Ministri Cani zhvilloi një takim edhe me firmat minerare që operojnë në qarkun e Kukësit.

Përfaqësues të subjekteve minerare i kanë kërkuar ministrit  të rishikojnë masën e çmimit të referencës dhe të rentës minerare, pasi sipas tyre, çmimi i mineralit të kromit ka rënë ndjeshëm në treg e për pasojë shpenzimet janë shumë më të mëdha se fitimet.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

OKB dënon shtypjen në Venezuelë dhe mungesën e transparencës

OKB dënon shtypjen në Venezuelë dhe mungesën e transparencës