KUKES- E nxjerrin të gjallë nga pusi i ujit në oborrin e shtëpisë së tij, ku ra aksidentalisht, por 9 vjecari humb jetën rrugës për në spital, i cili ndodhej një orë larg banesës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Trull të komunës Surroj në Kukës. Djali 9 vjec i familjes Vata ka qënë duke nxjerrë ujë nga pusi, kur për shkak të lagështirës i ka rrëshkitur këmba dhe ka rënë brenda në pus. Prindërit e 9 vjecarit kanë nxituar për ta nxjerrë menjëherë nga pusi dhe kanë arritur ta nxjerrin të gjallë, por fëmija ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Familjarët e vogëlushit u nisën drejt spitalit të Kukësit në përpjekje për t'i shpëtuar jetën, por largësia prej një ore nga fshati ku ndodhi ngjarja ka bërë që fëmija të mos rezistonte dot. Mungesa e një qendre shëndëtësore pranë fshatit, apo në komunën Surroj, duket se ka qënë fatale, pasi nuk është arritur të jepet në kohë ndihma e shpejtë për të mbajtur në jetë djalin 9 vjec.
(jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com