KUKES - Kryetari i Bashkisë së Kukësit Hasan Halili denoncoi sot tek ambasadori i Suedisë, Patrick Svensson për presionin që sipas tij Ministri i Brendshëm Flamur Noka po bën ndaj qytetarëve në këtë fushatë zgjedhore.  
 
“Ftoj Nokën të lërë qytetarët e Kukësit të lirë. Të mos bëjë presion për shkak te postit të tij si ministër i Brendshëm”- ka thënë Halili, i cili pak ditë më parë deklaroi largimin nga PD-së dhe bashkimin e tij me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Këtë denoncim Halili e bëri dhe tek ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu i cili pak ditë më parë vizitoi Kukësin për të parë nga afër procesin zgjedhor. Ministri i Brendshëm Flamur Noka kryeson listën e kandidatëve të PD-së në qarkun e Kukësit.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)