Kukës, Kodheli e Gjici: Do
ringremë industrinë dhe turizmin

Kukës, Kodheli e Gjici: Do<br />ringremë industrinë dhe turizmin
KUKES-Mimi Kodheli, kryesuese e listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste për qarkun e Kukësit së bashku me kandidatin tjetër të PS Kukës, Safet Gjici vendosën ta fillonin fushatën zgjedhore me një takim me veteranët e LANÇL dhe familjet e dëshmorëve në Kukës.
 
“Ne kërkojmë ta pastrojnë Shqipërinë për ta pasur ata të dëlirë ashtu siç të parët na e lanë, ashtu siç shumëkush prej jush që është akoma këtu ka dashur që të jetë. Bashkë me Safetin menduam që ishte e drejtë që ne ta fillonim këtë fushatë zgjedhore të 18 qershorit në takimin e parë më ju. Ju jeni akoma shtylla më e qëndrueshme e shoqërisë. Me themelet më të forta”, ka deklaruar Kodheli në startin e kësaj fushate.
 
Kryesuesja e listës së kandidatëve për deputetë ka premtuar një investim të fortë tek varrezat e dëshmorëve, si një shenjë respekti dhe detyrimi ndaj të rënëve për liri.
 
Për veteranët, ajo shpreh se Kukësi është vërtet një qytet me probleme ekonomike por bukuritë e rralla dhe pasuritë natyrore që ky qark ka, duhet të shfrytëzohen dhe të ringrejnë industrinë, pasi është në traditën e kësaj zone.
 
“Kukësi ka akoma shumë nevojë për shumëçka. Është një qark i varfër që jeton kryesisht me të ardhurat e emigracionit që në një kohë që është një qark që ka bukuri të rralla dhe për pasojë turizmi është diçcka që duhet të zhvillohet menjëherë. Është një qark që ka pasuri nëntokësore dhe për pasojë duhet të ringrihen industritë e nxjerrjes dhe përpunimit të minerareve”, nënvizoi Kodheli. Ajo ka vënë theksin dhe tek shfrytëzimi i turizmit, një aset i rëndësishëm për këtë zonë me bukuri të rralla natyrore dhe që shqiptarët dhe të huajt duhet ta njohin .
 
Në lidhje me situatën aktuale të vendit, Kodheli u shpreh se PS ka ofruar politikisht të gjitha opsionet e mundshme për të pasur një garë të denjë dhe demokratike në këto zgjedhje.
 
Gjithashtu ajo nuk la pa përmendur edhe Vetting-un si një proces të nevojshëm të cilit do t’i shkohet deri në fund, me çdo çmim demokratik, pavarësisht pengesave.
 
Teksa ka bërë thirrje për qytetarët e qarkut të Kukësit që të votojnë alternativën e rilindjes së këtij vendi, rilindjes së dinjitetit të shqiptarëve, Kodheli nënvizoi se duke punuar bashkarisht, të majtë dhe të djathtë pa dallim, vendi do të përparojë drejt anëtarësimit në Evropë.
 
Nga ana tjetër, Safet Gjici u shpreh se veteranët dhe dëshmorët i kanë dhënë vendit shumë dhe madje u shpreh si borxhlinj ndaj tyre. Kandidati Gjici vuri në pah varrezat e dëshmorëve në Kukës, të lënë në harresë nga Bashkia dhe pushtetet e tjera për shumë vite, të cilat do të ishin prioritet që në muajt e parë të mandatit tjetër qeverisës të PS.
 
Sëbashku me ministren sot në qeveri dhe nesër në qeveri ne do të zgjidhim shumë halle dhe probleme që keni”, ka nënvizuar Gjici.
 
Ai nuk la pa përmendur edhe faktin që kur ishte prefekt i Kukësit, qeveria shqiptare dhe Edi Rama investuan 42 milionë euro dukë rregulluar kështu një sërë rrugësh si dhe sheshin kryesor në Kukës.
 
Do e ngrejmë zërin dhe do mbrojmë interesin tuaj por dhe të të gjithë qytetarëve të qarkut të Kukësit, Kukës, Has, Tropojë. Unë besoj se së bashku me ministren do të zgjidhim shumë probleme përsa i përket infrastrukturës, për sa i përket bujqësisë, për sa i përket dhe punëve të tjera që në fakt kemi bërë shumë gjëra për qarkun e Kukësit. Kemi çfarë të themi për këto investime. ju e dini shumë mirë që unë isha perfekt qeveria shqiptare solli 42 milionë euro në qarkun e Kukësit investime. Rruga e Shkavecit , rruga e Valbonës, por sheshi që bënë për Kukësin që ne dalim sot dhe shëtisim dhe është një shesh i mrekullueshëm”, deklaroi Gjici.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi