KUKËS -  Konstituohet këshilli bashkiak në kukës me shumicë votash. Kryetar i këshillit u emërua Lavdrim Shehu. Gjatë takimit të sotëm bëri betimin edhe kryetari i ri i kësaj bashkie, Bashkim Shehu.

Në fjalën e ti Shehu tha se është i hapur për bashkëpunime me këdo për zhvillimin dhe çuarjen përpara të qytetit të Kukësit.

Tekasa i uroi suksese këshillit bashkiak, Shehu tha se është i vetëdijshëm se Kukësi është pa ujë dhe se ka varfëri, ndaj duhet të punojmë të gjithë së bashku për të mirën e të gjithëve.  

 “Suksese këshillit! Kukësi është pa ujë, ka varfëri. Jam i prirur për bashkëpunim me këdo”, - tha Shehu.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)