KUKES-  Edhe pas më shumë se një jave, ujrat e liqenit të Fierzës kanë mbetur të ngrira, gjë që tregon edhe egërsinë e këtij dimri të ashpër për banorët e zonës verilindore. Mbi ujrat e liqenit vazhdon të zbardhë dëbora e rënë prej ditësh, një fenomen i parë rrallë nga banorët e kesaj zone.

Duke qenë se reshjet e dëborës kanë pushuar janë me dhjetra të rinj që nga kodra e ish- Turizmit të ri vështrojnë akullin e zbardhur nga dëbora të liqenit të Fierzës. Kjo pasi jo cdo dimër ujrat e liqenit ngrijnë duke krijuar një peisazh të bukur dhe të cuditshëm.

Nga më të moshuarit kujtohet ngrirja e liqenit në dimrin e vitit 1985, kur edhe reshjet e dëborës në qytetin e Kukësit kaluan trashësinë e një metri. Ndërsa nga orteqet e rëna në fshatin Shtiqën humbën jetën 11 persona. (atsh/sg/shqiptarja.com)