Kukës - Një doganier në doganën Morinë-Kukës po procedohet në gjendje të lirë pasi dyshohet se ka lejuar kalimin e mallrave kontrabandë. Policia nisi hetimet për doganierin 46-vjeçar me inicialet N.A ndërsa u arrestua në flagrancë një qytetar, i cili transportonte mallrat kontrabandë. 

Rustem Nërguti u ndalua në vendin e quajtur "Ura e Bardhocit" në autostradën Morinë-Kukës ku drejtonte automjetin e tij tip Benz. Sipas hetimeve paraprake të policisë, doganieri që ka qenë në detyrë nuk ka kryer kontrollin e makinës.

Redaksia Online
Gre.M/Shqiptarja.com