KUKES - Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, ka prezantuar sot kandidatët e LSI-së në qarkun e Kukësit: Apostol Goci e Qemal Elezi në Kukës; Pëllumb Bardhoshi në Has dhe Ukë Camaj në Tropojë. Në fjalën e tij para simpatizantëve, ai tha: “Ne nuk do lejojmë që ju të jetoni si njerëz të varfër përsipër nëj toke të pasur. Ne kemi nevojë për nëj drejtim që pasuritë kombëtare të dijë t’i administrojë me efikasitet duke punësuar minatorë e naftëtarë, që sot dergjen në pension. Unë jam i bindur se më 23 qershor, Kukësi, Hasid dhe Tropoja do votojnë për LSI-në si një forcë fituese jo vetëm për rotacionin, por edhe për ndryshimin që ju prisni”.
“Qeveria e ka për detyrë të mbrojë interesat e qytetarëve, jo t’i diskriminojë ata. Ndaj, zgjedhjet e 23 qershorit nuk janë të radhës, por do t’i japin fund tranzicionit të vendit. Edhe pse dikush thotë se ekonomia juaj është më e mira se kudo, ju vetë e keni të qartë sesa shumë ndikon ajo dhe ne duhet t’i japim fund kësaj euforie jashtë realitetit të kësaj qeverie ndërkohë që ju nuk keni të ardhura për të përballuar jetën dhe shlyer faturat e borxheve, që zgjaten në tregje. Kjo krizë është si kudo në çdo vend tjetër por unë jam I bindur se ju e keni të qartë takimin e rëndësishëm të 23 qershorit, të lidhur me perspektivën tuaj e të familjeve tuaja
Ne jemi një vend që ka pasuri të jashtëzakonshme tokësore dhe nëntokësore dhe e kemi të qartë që me një vision të qartë t’i vëmë në punë këto pasuri njerëzore dhe tokësore. Angazhimi ynë është vënia e shqiptarëve në punë nëpërmjet një programi konkret. Tek të rinjtë që kanë mbaruar shkollat e larta, madje edhe mastera e fakultete të dyta, e kanë të vështirë të gjëjnë një punë. Plani ynë i punësimit prej 5 pikash ka synime të qarta për hapjen e vendeve të punës në të gjithë Shqipërinë; do ndihmojë bizneset të mbajnë hapur bizneset e tyre etj. Ndaj është vendimtare për ne të vendosim një ekuilibër të ri, një lidership të ri që sjell rrugë dhe perspektivë të re për të gjithë, që na sjell më afër me Europën dhe perëndimin, që i jep zgjidhje reale dhe konkrete, shqetësimeve tuaja. Shqetësimi ynë nuk është karrigia e Berishës, që mund ta marrë me vete kur të dojë, por punësimi i shqiptarëve, - tha Meta.
"Fatkeqësisht buxheti i shtetit për fshatin sot është një lëmoshë,- tha ai më tej, - 'ndaj ne do t’i shumëfishojmë investimet dhe ulim 10% tvsh-në, gjë të cilën e zbuloi pak ditë më parë edhe kryeministri aktual, duke na dëgjuar, që kishte 8 vjet kohë ta realizonte; bizneset përjashtohen për 5 vitet e para nga taksat e tatimet.
Ne nuk do lejomë që ju të jetoni si njerëz të varfër përsipër nëj toke të pasur. Ne kemi nevojë për nëj drejtim që pasuritë kombëtare të dijë t’i administrojë me efikasitet duke punësuar minatorë e naftëtarë, që sot dergjen në pension. Për ne është mjaft e rëndësishme që qytetarët e Kukësit, Hasit, Tropojës të votojnë për një plan të vërtetë punësimi jo si ai i rrugëve të kryeministrit me më pak metra se edhe shiritat që po inaguron. Ju keni në dorë t’i jepni fund statukuosë. Në këto zgjedhje është në qëndër të vëmendjes dhe zgjidhjes, fati i 3 milionë shqiptarëve që duhet të përqëndrohen në atë sesi politika i mban premtimet e saj ndaj qytetarëve", - përfundoi kreu i LSI-së.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com