Kukës- Ndalohen dy persona nga policia e Kukësit pasi akuzohen për vjedhje automjetesh. Sipas policisë , shtetasit Ardian Braha 18 vjeç dhe Qerim Halilaj 22 vjeç dyshohen se kanë vjedhur automjetin tip BMW të bardhë dhe me targa HD-DO-112, në pronësi të shtetasit Jonuz Hoxha 24 vjeç banues në të njëjtin fshat. Ngjarja ka ndodhur në mesnatën 5 janarit  ndërsa automjeti është gjetur i dëmtuar në pjesën e përparme, në fshatin Bicaj.Dy të dyshuarit janë dënuar edhe më përpara për vjedhje ndërkohë policia po heton për pjesëmarrjen e tyre  në vjedhjen e automjeteve të tjera gjatë vitit të kaluar në Kukës.