Kukës, ngrijnë tubacionet
e ujit të pijshëm

Kukës, ngrijnë tubacionet<br />e ujit të pijshëm
KUKES- Në shumë pallate banimi në qytetin e Kukësit, por dhe në shumë fshatra, tubacionet e ujit të pijshëm kanë ngrirë nga temperaturat e ulëta, duke lënë banorët prej ditësh pa furnizim me ujë të pijshëm. Tubacionet janë ngrirë edhe në tokë, ose në muret e pallateve por sidomos në vendet ku ato janë të zbuluara nga amortizimi, apo në kasetat shpërndarëse. Shkrirja e tubave nga banorët është një aventurë me vete. Ata ndezin zjarre tek tubat e zbuluara në mënyrë që të nxehet deri në skuqje dhe të bëhet zhbllokimi i pjesëve në mure nga përçimi i nxehtësisë. Shpeshherë po përdoren dhe llampat me benzinë që kanë temperaturë më të lartë. Por zhbllokimi i tubacioneve dhe ardhja e ujit nuk zgjat më shumë se dy orë sepse nga temperaturat e ulëta sërish tubat ngrijnë. Në shumë raste banorët kanë sharruar pjesët e ngrira për t'i zëvendësuar me të reja. Në fakt ky proces nuk ndodh vetëm aty ku tubacionet janë të futura mirë në mure dhe nëse do të ketë ujë të vazhdueshëm dhe çezma lihet vazhdimisht të rrjedhë ujë. Por uji në Kukës vjen në të shumtën e kohës një here në 24 orë kështu që ngrirja në këto temperatura është e pashmangshme. ( ne foto pamje nga zjarri për të shkrirë tubacionet e ujit ne Kukes)
(vizion plus)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret: Dështimi i masave të sigurisë për ish-Presidentin Trump 'i pajustifikueshëm'

Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret: Dështimi i masave të sigurisë për ish-Presidentin Trump 'i pajustifikueshëm'