KUKES- Në Kukës dy furgona me 20 pasagjerë janë bllokuar në austradën nacionale Kukës- Shishtavec për shkak të një orteku që ka rënë në Luginën e Vanave. Furgonët të cilët ishin nisur nga Kukësi drejt Topojanit.
Me të njoftuar policinë, kjo e fundit ka ndërhyrë me mjetet e saj duke bërë të mundur transportimin e pasagjerëve me mjetet e tyre drejt qytetit të Kukësit.
Gjithashtu për gati dy orë është bllokuar autostrada në vendin e quajtur Fushë Dukagjin. Më pas borëpastrueset kanë ndërhyrë dhe kanë bërë të mundur zhbllokimin e situatës.
Policia i bën apel drejtuesve të mjeteve të përdorin zinxhirët, ndërsa është ndaluar lëvizja e automjeteve të tonazhit të rëndë dhe autobusëve.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com