KUKES- Në një takim në Pallatin e Kulturës të qytetit të Kukësit, Partia Republikane, çeli sot në mesditë fushatën elektorale, me besimin se kandidatët e saj do të jenë fitues në zgjedhjet e 23 qershorit.

Kryetari i kësaj partie, Fatmir Mediu, tha se “lirinë që kemi fituar pas afro gjysmëshekulli robërie nën diktaturën komuniste, duhet ta vëmë në shërbim të vendit. Besimin në Zot e kemi në qendër, pasi vlera të tilla na bëjnë të ecim përpara, të ndërtojmë ekonominë dhe të respektojmë pronën”.

Mediu akuzoi liderin e së majtës, se qëllimi i tij është pushteti. “Rama nuk votoi as 3 ligjet, përmes të cilave Shqipëria do të merrte statusin e kandidatit për në BE. Rruga e tij është rruga e rrënimit ekonomik”, tha Mediu.

Nën moton “me besimin në Zot, familje dhe komb”, në Qarkun e Kukësit kandidojnë Lulzim Aliaj, Pranvera Vatoci dhe Shyqyri Neza.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)