KUKES - Policia e Kukësit ka vënë në pranga një 39 vjeçar nga Kosova, pasi ishte i shpallur në kërkim nga Interpoli. I arrestuari është Besim Bekteshi, nga Gjakova, i cili u ndalua në pikën kufitare të Morinës.

Sipas policisë, 39 vjeçari, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ishte dënuar nga Gjykata në Gjermani me 15 vjet burg.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)