Reshjet e dendura të dëborës dhe akulli që është i pranishëm në shumë segmente rrugore kanë bërë që shumë mjete të angazhohen për normalizimin e situatës së krijuar në akset rrugore.
Kështu për mbajtjen nën kontroll të segmentit të autostradës janë të angazhuar 9 mjete borëpastruese, 4 mjete në aksin rrugor Kukës-Qafë Shllak, 2 mjete në aksin rrugor Kukës- Daj Rec, 5 mjete në akset rrugore të Tropojës dhe 2 mjete në aksin rrugore Krumë- Kukës. Po ashtu në të gjitha akset rrugore një ose dy mjete kanë vazhduar hedhjen e kripës dhe të skorjes, gjë që ka lehtësuar lëvizjen e mjeteve në këto akse rrugore, në të cilat postoblloqet e policisë nuk lejojnë lëvizjen e mjeteve pa vendosur zinxhirët
