Sipas burimeve të raportuara, specialistët e qarkullimit rrugor bëjnë me dije se të gjitha akset kombëtare të rrugëve në territorrin e Bashkisë Kukës, janë të kalueshme, ndërsa  nga aksi Tuneli i Kalimashit - Morinë, ku punojnë 13 borëpastruese sipas drejtuesëve të automjeteve aksi është i kalueshëm pa zinxhirë. 

Ndërkohë specialistët e qarkullimit rrugor rekomandojnë drejtuesit e automjeteve  që të bëjnë kujdes në orët e natës kur temperaturat zbresin disa gradë edhe  më shumë nën zero dhe për pasojë mund të ketë prezencë akulli.

Përsa i përket rrugëve rurale gjatë, 24 orëve të fundit janë hapur rrugët që lidhin Kukësin me njësitë administrative: Malzi, Topojan, Terthore, Kolsh, Shtiqen, Bicaj, por vijojnë të jenë të bllokuara Arrni, Kalisi, Bushtrica, Grykë –Çaja, për të cilat po vazhdon të punohet pa ndërprerje edhe në orët në vijim.

a.m/Shqiptarja.com