KUKËS – Sektori i narkotikëve sekuestroi mëngjesin e sotëm katër pako me 5 kg kanabis sativa dhe arrestoi dy persona pranë pikës së kalimit kufitar të Qafë Morinës-Tropojë.
Në pranga e policisë ranë Neki Cakaj 36 vjeç dhe Florim Dautaj 41 vjeç banues në Kosovë. Aksioni i policisë u zhvillua në orët e para të mëngjesit të sotëm që bëri të mundur dhe sekuestrimin e 5 kg lëndë narkotike kanabis.
Sipas policisë, droga ishte e ndarë në 4 pako dhe e mbështjellë me natriban.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë për veprën penale të trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com