Kukës, ushtria vendoset në
pistën e aeroportit

Kukës, ushtria vendoset në <br />pistën e aeroportit
KUKËS – 100 automjete të ushtris gjatë orëve të mbrëmjes së sotme janë dislokuar në qytetin e Kukësit për të menaxhuar situatën e fatkeqësis natyrore në këtë qarkë. Automjetet krahas bazeës matëriale kanë sjellë edhe ekipet e ushtarëve që do të përdoren në rast se është nevoja edhe për ndërhyrje në këmbë. Automjetet dhe trupat ushtarake janë vendosur në aeroportin e Kukësit,vepër kjo e ndërtuar që në vitin 2004 por që akoma nuk është vënë në funksion, por që do të shërbejë për akomodimin e forcave të ushtrisë.
Sipas informacioneve të grumbulluara, krahas mjetve të transportit ushtarak kanë mbërritur edhe 6 autoambulanca të përshtatshme për ndërhyrje në terrene të vështira në rast së do ketë emergjenca shëndetsore,ku gjatë tre ditëve te fundit këto raste kanë ardhur gjithnjë e në rritje. Rasti më fatëkeq u shënua në malin Oplas të Golajve të Hasit ku 47 vjeqari Isa Qarri humbi jetën nga i ftohti dhë qëndrimi për 24 orë në borë. Pas dislokimit të forcave ushtarake pritet që situata për menaxhimin në zonat e bllokuara t’i kaloj ushtrisë. Sipas një plani akoma jo zyrtar, mësohet se fillimisht ushtria do të ndërhyjë për hapjen e rrugëve komunale dhe më pasë pritet të fillojë edhe procesi I shpërndarjes së ndihmave ushqimore.

(bl/aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët