KUKËS – Një grua, nënë e tre fëmijëve, rezulton e zhdukur sot në qytetin e Kukësit. Ajo quhet Fllana Rexhmati dhe është 35 vjeç, bëri të ditur policia vendase.
Denoncimi ka ardhur në komisariat nga vetë vajza e gruas së zhdukur e cila, pasi është kthyer në shtëpi, nuk e ka gjetur aty të ëmën.
Policia ka shkuar të kontrollojë banesën ku jetonte Fllana me tre fëmijët e saj dhe aty ka gjetur një thikë dhe një bluze të gjakosur. Gjithashtu, nga hetimet paraprake është zbuluar se në banesë mungojnë edhe 3 milionë lekë të vjetra.
Gruaja është shpallur në kërkim nga Policia e Kukësit.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com