Kukësi i izolura, e hapur vetëm
autostrada  Morinë- Kalimash

Kukësi i izolura, e hapur vetëm<br />autostrada  Morinë- Kalimash
KUKES- Të gjitha komunat e qarkut janë të izoluara. Akset nacionale janë të bllokuara, përveç aksit Morinë- Kalimash. Ai është kalueshëm me zinxhirë, falë ndërhyrjeve të borëpastruesve, të cilat nuk kanë ndërprerë punën për asnjë moment. Brenda në qytet trashësia e borës arrin mbi 1.5 metër, ndërsa raportohet se ka dhe prani të akullit. Temperaturat më të ulëta kanë arritur deri në -8 gradë celcius, dhe reshjet e borës janë ndërprerë. Edhe në Kukës pritet të bëhet ndërhyrja për raste të emergjencës shëndetësore.

Gjatë orëve të natës dhe të mëngjesit të sotëm në zonën verilindore nuk ka reshje dëbore, ndonëse temperaturat janë mjaft të ulëta. Kjo ka shtuar përpjekjet për rihapjen e akseve kryesore rrugore. “Vemendja eshte perqendruar ne autostradë, ku natën e kaluar u punua për rreth 2 orë nga 16 mjete borëpastruese në segmentin e vështirë Fushë Dugagjin – tunel, çka solli përmirësimin e ndjeshëm të lëvizjes së mjeteve në këtë segment të autostradës”, tha drejtori i ndërmarrjes së mirëmbajtjes së rrugëve, Arben Basha për atsh.

Në zonat rurale trashësia e borës arrin mbi 3 metër. Vec autostradës, e cila është mbajtur hapur thuajse gjatë gjithë këtyre ditëve të vështira, të hapura janë edhe akset rrugore Krumë – Qafë Prush, Bajram Curri - Qafë Morinë. Të pakalueshme janë akset rrugore Kukës – Shishtavec, Kukës – Peshkopi, Kukës – Qafë Mali si dhe akset e tjera të rrugëve në rrethin e Hasit e të Tropojës Duke shfrytëzuar mungesën e reshjeve gjatë ditës së sotme janë shtuar ritmet e punës nga mjetet borëpastruese me synim për rihapjen e akseve kryesore rrugore.

TROPOJE, MALESI E MADHE VAZHDON IZOLIMI
Edhe Tropoja është e izoluar dhe rrugët janë totalisht të pakalueshme. Pas shumë ditësh, mbrëmjen e kaluar reshjet e dëborës kanë pushuar në zonën e Valbonës. “Gjithsesi, shumë problem presin zgjidhje të shpejtë”, thotë kryetari i komunës së Margegajt, Rexh Biberaj. Sipas tij, problem kryesor është mbrojtja e popullsisë nga rënia e orteqeve që vazhdojnë të jenë rreziku kryesor për banorët e kësaj ane, vecanërisht për zonën e Dragobisë. “Dy ditët e fundit kemi larguar nga banesat e tyre 6 familje për shkak të rrezikut të orteqeve pranë banesave të tyre që janë braktisur tashme”, thotë Biberaj. Ndërkohë, fshatra të thella prej ditësh kanë ndërprerë cdo lloj informacioni. “Kështu, nga fshati Bidosh nuk kemi prej ditësh asnjë informacion”, thotë Biberaj. Izolimi i plotë ka ardhur si rrjedhojë e reshjeve të shumta të dëborës që tashmë në këtë zonë ka arritur një trashësi rreth 4 metrash. “Të gjitha akset rrugore që lidhin komunën me pjesën tjetër të vendit, apo me Kosovën e qytetin e Bajram Currit, janë tyë bllokuara”, shton ai.
Kryetari i komunës ngre shqetësimin e mbarimit të rezervave ushqimore dhe të mungesës së energjisë elektrike, problem këto që kanë përkeqësuar ndjeshëm punën për përballimin e këtij dimri të vështirë. “Ndërsa duhet përshpejtuar sjellja e medikamenteve mjekësore që janë duke u mbaruar, pasi eshtë rritur numri i të sëmurëve”, thotë Biberaj. Pushimi i reshjeve mundëson fillimin e punës për normalizimin e situatës, por në kushtet kur trashësia e dëborës arrin në 4 metra, rreziqet janë te medha.
Në qarkun e Shkodrës, në Malësinë e Madhe janë ndërprerë reshjet e borës,por atje trashësia e tyre arrin në 3 m. Dukagjini dhe Vermoshi mbeten të izoluar prej disa ditësh.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët