Kukësi kampion i dimrit, e ndjekin 
Skënderbeu, Partizani dhe Tirana

Kukësi kampion i dimrit, e ndjekin <br />Skënderbeu, Partizani dhe Tirana
Kukësi mundi 0-1 Flamurtarin në Vlorë dhe e mbyll vitin 2014 si kampion dimri i Superligës. Ai që vulosi fitoren e skuadrës ishte i përhershmi Pero Pejic, i cili shfrytëzoi gabimin e Muzakës dhe tundi rrjetën vlonjate. Vendasit u munduan të reagojnë, por sulmuesit e flamurtarit nuk e thyen dot rezistencës e Kukësit që pas kësaj fitoreje u ngjit në kuotën e 38 pikëve.

Goli i kapitenit Shkëmbi në fundin e ndeshjes i dha fitoren 1-0 Skënderbeut në “Loro Borici” dhe njëkohësisht vendin e dytë në klasifikimin e Superligës.

Në ditën e rikthimit të tifozërisë bardheblu në “Qemal Stafa”, Tirana mposhti me lojë dhe me rezultatin 4-2 Teutën e vendit të tetë. Në minutën e 34 Bakaj kaloi kryeqytetasit në avantazh, por gëzimi i tyre zgjati vetëm 2 minuta pasi Hyseni barazoi shifrat. Kur mendohej se pjesa e parë do të mbyllet me këtë rezultat, Morina dyshoi rezultatin për Tiranën me një 11-metërsh të fituar nga vetë ai.

Durrsakët gjetën sërish barazimin në fillimin e pjesës së dytë, këtë herë me Bruno Ditën. Ky gol e nxit Tiranën të sulmojë më shumë në portën kundërshtare. Përpjekjet e tyre të vazhdueshme u shpërblyen në minutën e 70 nga Kagere dhe në fund nga Bakaj që vulosi fitoren e 10 të bardhebluve në këto 18 javë kampionat.




Redaksia Online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Nuk ndaloi një malazez që ishte në kërkim, AMP ndalon policin në pikën e Hanit të Hotit

Nuk ndaloi një malazez që ishte në kërkim, AMP ndalon policin në pikën e Hanit të Hotit