Kukësi kaloi me sukses Teutën duke fituar 2-0. Skuadra e Ernest Gjokës mbetet e pamposhtur pas 29 javëve të kampionatit dhe rikthehet në krye, të paktën për 24 orë.
 
Tirana barazoi 0-0 me Lacin duke humbur mundësinë për t’iu larguar zonës së ftohtë.
 
Skënderbeu fitoi 3-0 përballë Korabit, ndërsa nesër luan Partizani ndaj Vllaznisë.
 
Kampionati është futur në një fazë interesante, pasi përpos kreut ka luftë edhe për Europën dhe zonën e ftohtë në javët e mbetura, pasi asgjë nuk është vendosur. 


dy.b/shqiptarja.com