Kukësi-Partizani, Duro: Jemi
superior ndaj çdo rivali për titull

Kukësi-Partizani, Duro: Jemi<br />superior ndaj çdo rivali për titull
Trajneri i ekipit të Partizanit, Shpëtim Duro para ndeshjes me Kukësin ka folur për sfidën me Skënderbeun dhe polemikat e ditëve të fundit që kanë ndezur edhe situatën mes dy ekipeve. “Ndaj Skënderbeut zhvilluam një lojë të mirë, ku u pa qartë dominimi i skuadrës tonë, por fatkeqësisht nuk arritëm të merrnim tre pikët. Patëm më tepër raste se kundërshtari por që nuk u konkretizuan maksimalisht nga ana jonë.

Barazimi në të tilla takime është i pritshëm duke parë edhe synimet e të dyja ekipeve në luftën për titullin kampion” deklaroi ai. Në vazhdim Duro është ndalur te ndeshja me Kukësin, një tjetër pretendent për titullin kampion, ku hapi fals nuk lejohet edhe pse ka dy mungesa të rëndësishme, pasi vjen nga barazimi me Skënderbeun. “Të shtunën luajmë ndaj një prej kryesuesve të kampionatit, skuadër e cila po tregon një vazhdimësi të mirë por sigurisht ne shkojmë më synimin për ta fituar këtë takim edhe pse do të vuajmë shërbimet e dy lojtarëve cilësor si Mazrekaj dhe Raçiç.

Kam shumë besim te kontigjenti i lojtarëve që kam, dhe kjo më jep siguri edhe për formacionin që do hedhë në fushën e lojës ditën e Shtunë ndaj Kukësit. Skuadra ka forcë dhe ka treguar se mbetet superiore ndaj kundërshtarëve për titull gjë të cilën e ka konfirmuar në përballjet direkte. Mos harrojmë që edhe kundërshtarët tanë do përplasen direkt më njeri-tjetrin. Kampionati është i gjatë dhe fundi do e tregoj mjaft mirë forcën e secilit ekip.

Ju garantoj se deri në fund Partizani do të rivalizoj për titullin kampion. Mbështetja e tifozëve është mjaft domosdoshme për ne dhe jam i sigurt që edhe në Kukës ata do të na përkrahin siç kanë bërë përgjatë gjithë këtij sezoni”. Në fund Duro ndezi debatin me sulmuesin e ekipit të Kukësit, Pero Pejic. “Ai është sulmues i mirë por nuk u ka shënuar skuadrave pretendente" e mbylli deklarimin e tij përmes një konference shtypi Duro.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni