Kukësi prezanton ‘blerjen’ e radhës
Ekrem Spahia drejtori i Përgjithshëm

Kukësi prezanton ‘blerjen’ e radhës<br />Ekrem Spahia drejtori i Përgjithshëm
Ekrem Spahia do të jetë drejtori i ri i përgjithshëm i ekipit të Kukësit në kampionatin shqiptar të futbollit.
 
Ish-zv. ministri i Kulturës Rinisë dhe Sporteve dhe kreu i Partisë Lëvizja e Legalitetit është prezantuar gjatë ditës së hënë nga Presidenti Safet Gjici para stafit të klubit dhe ekipit me postin e ri.
 
“Blerja” e re e ekipit verilindor në pjesën drejtuese është bërë nga Gjici për t’i dhënë më shumë ritëm ekipit nën kampion për arritjen e objektivit, pjesëmarrja në Kupat e Europës.
 
Ekrem Spahia në fjalën e tij të parë në postin e ri drejtues u shpreh se ndodhet në një klub serioz dhe me një perspektivë.
 
“Po njihem me të gjithë problematikën por ka shumë pak mangësi. Synojmë që të sigurojmë një trofe dhe pjesëmarrjen në Kupat e Europës”deklaroi ai për mediat.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës