Kukësi rimerr kryesimin e Superiores
Skënderbeu ndalet, Vllaznia bie sërish

Kukësi rimerr kryesimin e Superiores<br />Skënderbeu ndalet, Vllaznia bie sërish
Teuta kompenson humbjen 2-1 në Vlorë përballë Flamurtarit javën e kaluar duke mposhtur Vllazninë, po 2-1 të shtunën në stadiumin “Niko Dovana”, e cila pësoi humbjen e dytë radhazi në fazën e tretë me të njëjtin rezultat, pra 2-1.

Kukësi nuk e kishte aspak të vështirë që të mundte modestët e Elbasanit në “Zeqir Ymeri” me rezultatin e thellë 3-0, teksa autori i goleadës ishte kroati Pero Pejic. Kukësi ngjitet kështu sërish i vetëm në krye të tabelës, pasi për pak orë bashkëkryesonte me ekipin e Tiranës.

Skënderbeu u ndal në barazim në shtëpi nga Laçi, vendasit patën raste pa fund për të shënuar, por nuk arritën që t’i shfrytëzonin, falë edhe paraqitjes së mirë të miqve.

Vetëm 12 minuta i deshën Partizanit për të marrë tre pikët në Fier përballë një Apolonie që nuk i ka mbetur asgjë tjetër vetëm që të mendojë për edicion9in tjetër një kategori më poshtë. Golat për të kuqtë u shënuan nga Emiljano Vila dhe Rrahmami.


  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

DW: ‘Korridori 8’ në Ballkan, pengesë mëritë e vjetra

DW: ‘Korridori 8’ në Ballkan, pengesë mëritë e vjetra