Kukan e Swoboda: Zgjedhja
e presidentit me konsensus

Kukan e Swoboda: Zgjedhja<br />e presidentit me konsensus
TIRANE- Zgjedhjet presidenciale shqiptare duket se kanë vënë në lëvizje Parlamentin Europian. Eurodeputetët nuk fshehin në këtë fazë të procesit shpresën se PD dhe PS mund të arrijnë tek një emër konsensual për Presidentin e ri. Megjithatë si për kryetarin e Delegacionit të PE për Evropën Juglindore, Eduard Kukan ashtu dhe për Hannes Swobodën, kryetarin e social demokratëve, kushtetuta mbetet plani B.

"Do të ishte një gjë shumë e mirë ose ideale që Presidenti të zgjidhej me konsensus, sepse ai është President i gjithë vendit, i mbështetësve të qeverisë dhe i mbështetësve të opozitës. Pra, është e preferueshme që të zgjidhet President një person që do t?i përmbushte këto kushte. Por, në qoftë se nuk është e mundur të arrihet konsensusi, atëherë njerëzit votojnë dhe ai që merr më shumë vota, ai është fituesi. Votimi nuk është konsensus, zgjedhja nuk është konsensus. Pra, le të jemi realistë dhe të presim që partitë politike shqiptare të bien dakord për një kandidat, i cili të mund të zgjidhet me shumicën e votave",- tha Eduard Kukan, kryetar i delegacioneve të PE-së, në një prononcim për Albanian Screen.

Ndërsa Swoboda deklaron: "Unë mendoj se Kushtetuta është njëra anë, dhe sigurisht që ajo duhet të respektohet. Por nga ana tjetër, ajo që i duhet Shqipërisë sot është jo vetëm të respektojë Kushtetutën, por edhe të arrijë një konsensus për zgjedhjen e Presidentit. Pra, Presidenti duhet të bashkojë forcat e ndryshme, sepse ai duhet të ketë si mbështetjen e qeverisë, ashtu edhe atë të opozitës. Unë besoj se ishte fillim i mbarë vitin e kaluar arritja një marrëveshjeje bazë midis qeverisë dhe opozitës. Dhe ky konsensus duhet të vazhdojë edhe për zgjedhjen e Presidentit të ri, në mënyrë që Parlamenti të zgjedhë presidentin e duhur. Kjo do të ishte zgjidhja më e mirë për gjithë Shqipërinë".

Shqipëria pret të marrë këtë vit statusin e kandidatit të BE-se. Por sipas dy përfaqësuesve të PE, në zgjedhjen e Presidentit duhet treguar maturi që imazhi i dëmtuar nga kriza politike të përmirësohet.

( Nga Gjovalin Kola/as/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve