“Detyra dhe misioni im i fundit për këtë vit në Ballkan, përfundoi me sukses vetëm në ditën e krishtlindjeve. Politikanët shqiptarë vlerësuan kontributin tonë, duke arritur një marrëveshje për zgjidhjen e krizës parlamentare që zgjati për gjashtë muajt e fundit në Shqipëri. Urime klasës politike për maturinë e treguar dhe falënderoj të gjithë ata që na kanë besuar këtë mission të rëndësishëm diplomatik”, u shpreh eurodeputeti Kukan.
Sipas hartuesit të rezolutës, përpjekjet e tyre u vlerësuan edhe nga presidenti i PE-së, Martin Schultz. Deklarata e Kukan ka nota më optimiste se ajo e negociatorit tjetër Knut Fleckenstein, i cili në një intervistë të dhënë dy ditë më parë u shpreh i pasigurt për situatën politike në vend, pavarësissht miratimit të rezolutës së përbashkët mes palëve.
Fleckenstein ngriti gishtin edhe ndaj palëve politike duke theksuar se nësë realisht kanë emra për çështjen e kriminalizimit të parlamentit ashtu siç pretendojnë, le t’i bëjnë publike
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)