TIRANË – Kreu i delegacionit të Asamblesë së PE-së, Eduard Kukan zhvilloi një takim fillimisht me kryeministrin Berisha dhe më pas me kreun e PS-së Edi Rama para se të largohet sot për në Bruksel.
Kukan ishte në Tiranë për ditën e zgjedhjeve dhe vlerësoi se procesi në përgjithësi ka shkuar mirë dhe i qetë, me përjashtim të ngjarjes tragjike të ndodhur në Laç, ku u vra simpatizanti i LSI-së. Kukan vlerësoi gjithashtu se shpresonte që ky proces të vazhdojë kështu në mënyrë që jetë një fitore për Shqipërinë në procesin e integrimit.
Duke nënvizuar mbështetjen që PE i jep Shqipërisë në integrimin europian, Kukan i bëri thirrje partive të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve, madje shtoi se kishte takuar Berishën dhe ky i fundit i kishte thënë dy herë se do të pranonte rezultatin e zgjedhjeve.
“Erdha të takoj kryeministrin Berisha dhe kreun e PS-së Edi Rama para se të nisem për në Bruksel. Përvec ngjarjes tragjike të Laçit procesi zgjedhor ishte normal, i qetë, dhe ishte një fillimi i mirë dhe shpresojmë që procesi në vazhdim të vazhdojë në këtë mënyrë dhe të pranohen rezultatet . Ne theksojmë përgjegjësinë e liderëve të përfundojnë procesin në mënyrë konstruktive dhe të pranojnë rezultatin, që të jetë fitorja e Shqipërisë. Ne do të jemi një shtysë e madhe për vendin tonë drejt integrimit."- tha Kukan për gazetarët, pas takimit të zhvilluar në selinë PS.
Ai përsëriti se të gjithë vendet europiane presin zgjedhje të lira dhe demokratike. “Ju po prisni gjatë këtë status, dhe ne do ju ndihmojmë ta merrni. Berisha më përsëriti mua 2 - 3 herë se ishte gati ta pranonte rezultatin e zgjedhjeve
TAKIMET SOT PARADITE
Kreu i delegacionit të Asamblesë së PE-së, Eduard Kukan shoqërohej nga ambasadori i BE-së, Ettore Sequi. Rreth orës 10:00 janë pritur në një takim nga Kryeministri Sali Berisha në godinën e Qeverisë. Më pas, në orën 10:40 ato shkuan në selinë e PS-së për t'u takuar me kreun e opozitës, Rama. Takimi vjen një ditë pas procesit të votimit më 23 qershor, i i cili u monitorua në terren edhe nga vetë ambasadorët dhe 9 mijë vëzhgues ndërkombëtarë.
Rezultati online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com