TIRANE- Kryetari i Delegacionit të Parlamentit Europian për Marrëdhëniet me Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi dhe Kosovën, Eduard Kukan, vlerëson si shumë të rëndësishëm reagimin e forcave politike pas zgjedhjeve.
Kështu u shpreh kreu i delegacionit ad-hoc të Parlamentit Europian gjatë një takimi me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani.
Pas shkëmbimeve të mirëseardhjes, Presidenti Nishani e vlerësoi praninë e Delegacionit të Parlamentit Europian në Shqipëri si “shprehje të vlerësimit, përkujdesjes dhe partneritetit që ky institucion dhe të gjithë institucionet e Bashkimit Europian tregojnë për Shqipërinë dhe për procesin e integrimit europian të saj, duke shtuar se anëtarësimi në Bashkimin Europian mbetet objektivi strategjik i vendit tonë”.
Presidenti Nishani vijoi më tej se “zgjedhjet janë momenti më i rëndësishëm i demokracisë funksionale kur qytetarët e kanë pushtetin në dorë duke vënë në dukje se kjo fushatë zgjedhore është bazuar përgjithësisht në paraqitjen e programeve dhe jo në sulme individuale, e për rrjedhojë mund të cilësohet si më e mira”.
Sipas kreut të shtetit “përqasja e politikanëve pas zgjedhjeve do të jetë e njëjtë me atë të qytetarëve shqiptarë, të cilët me sjelljen e tyre po tregojnë një pjekuri që garanton suksesin e zgjedhjeve”.
Ndërsa theksoi se “infrastruktura ligjore, kapacitetet infrastrukturore si lista elektronike e votuesve, dokumentet e identifikimit, numërimi transparent dhe ndihma e faktorit ndërkombëtar janë faktorë shumë të rëndësishëm dhe vendimtarë që Shqipëria të zhvillojë zgjedhje të lira dhe të ndershme të standardeve europiane”.
Nga ana e tij, zoti Kukan garantoi se “Parlamenti Europian, delegacioni i të cilit është politikisht shumë i balancuar mbështet, inkurajon dhe ndihmon në vijimësi Shqipërinë në këtë proces shumë të rëndësishëm elektoral, por i mëshoi faktit se faktori bazë mbetet ai shqiptar”.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com