Kukan: Shqipëria ecën përpara
nëse zgjidhet Dekriminalizimi

Kukan: Shqipëria ecën përpara<br />nëse zgjidhet Dekriminalizimi
Çështja e dekriminalizimit duhet të zgjidhet pasi kjo do të jetë në të mirë të  qeverisë opozitës dhe të gjithë politikës shqiptare kështu ka deklaruar eurodeputetit Eduart Kukan i pyetur në kongresin e Partive Popullore Europiane

“Duam shumë që Shqipëria të ketë një datë për hapjen e negociatave, por së pari duhet zgjidhur çështja e dekriminalizimit. Fatkeqësisht, ju keni gjithnjë nevojë për mbështetjen nga jashtë. Është koha që klasa politike në Shqipëri të tregohet më e përgjegjshme.” – tha Kukan

Në një analizë të situasë politike në vend Kukan theksoi se politika shqiptare duhet të pastrohet referuar rastit të deputetit Frroku mandati i të cilit u diskutua pak ditë më parë.

 “Jemi informuar së fundmi edhe për çështjen e mandatit të zotit Frroku. Ka si gjithnjë përpjekje për të gjetur justifikime për ngadalësimin e procesit. Kjo vërtet është e keqe. Nëse çështja e dekriminalizimit zgjidhet do të jetë në të mirë të qeverisë, së opozitës, të të gjithë politikës shqiptare. Kjo pasi, nëse ky problem vazhdon, atëherë ne do gjendemi vazhdimisht para rasteve të politikanëve me të dhëna kriminale. Duhet t’i jepet fund një herë e mirë. Politika shqiptare duhet të pastrohet. Nëse zgjidhet çështja e dekriminalizimin dhe reforma e drejtësisë, atëherë kjo do të jetë vërtet një hap përpara për Shqipërinë dhe atëherë ambiciet e Shqipërisë mund të jenë të larta dhe asnjë nuk do të bëhet pengesë në këtë rast.”­ deklaroi Kukan.

Ja intervista
Kongresi i partisë popullore në Madrid është një Kongres i rëndësishëm që trajton sfida të rëndësishme, si kria z refugjatëve, siguria dhe mbrojtja europiane, rimëkëmbja politike. Në këtë Kongres është folur edhe për bashkëpunimin e vendeve të Ballkanit për trajtimin e krizës së refugjatëve. A janë vendet e Ballkanit, si Serbia, Maqedonia dhe ndoshta Shqipëria që duket si një opsion i kalimit të refugjatëve gjatë dimrit të frohtë drejt Bashkimit Europian  të zonjat për të përballur tranzitin e refugjatëve ?


Jam i kënaqur që vendet e Ballkanit janë përfshirë tërësisht në  zgjidhjen e krizës së emigracionit për të gjetur përgjigjen e duhur ndaj këtij problemi. Vendet e Ballkanit po mbajnë një peshë të madhe të krizës së refugjatëve dhe po vuajnë efektete negative të krizës së refugjatëve. Ato meritojnë që  të përfshihen tërëisisht në zgjidhjen europiane të krizës së emigracionit. Falë zotiti, kjo po ndodh. E di që përpjekjet që po bëhen nga vendet  Ballkanit vlerësohen nga Bashkimi Europian. Ato do të marrin një mbështetje financiare, e cila është e nevojshme, pasi ato po kontribuojnë për të gjithë Europën.

Është e vërtetë që Partia popullore po trajtoin sfida të reja, ushtrinë europiane, krizën e refugjatëve, rimmëkëmbjen ekonomike. Këto janë rrjedhojat e situatës ndërkombëtare jashtëzakonisht dinamike. Është momenti i duhur që ne të ecim përpara me këto çështje. Në fakt, ne nuk kemi filluar të flasim për ushtrinë europiane tani. Kjo është një çështje për të cilën flitet prej vitesh dhe rezultatet deri tani janë zero. Tani është vërtet momentii i duhur për të ecur përpara me këtë, për t'u përballur me këtë çështje. Nuk është se do kemi një ushtri europiane nesër. Por situata ndërkombëtare po na deyron që t'i marrim këto gjëra  seriozisht dhe të përballemi më to. Ne duhet të jemi të përgatitur nëse diçka ndodh dhe jo vetëm të reagojmë sa herë ka një krizë apo tension. Është e rëndësishme që kjo diskutohet në gjirin e partisë popullore europiane, sepse duke qenë se kjo është partia më e rëndësishme në gjirin e Bashkimit Europian, ajo duhet të jetë pionere e këtyre ndryshimeve. Në këtë kuptim, ky Kongres i partisë popullore europiane është një kongres historik.

Në këtë Kongres që ju sapo e cituat si historik kanë marrë pjesë kreministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i Maqedonisë Gruevski dhe lideri i opozitës Basha. Ju e dini që Serbia pritet të marrë një sinjal pozitiv për hapjen e kapituve të negociatave të anëtarësimit në fund të vitit, por Shqipëria nuk pret përgjigjje pozitive për shkak të mosavancimit në proçesin e dekriminalizimit dhe reformën e drejtësisë. Ju së bashku me zotin Fleckenstein keni ndërmjetësuar marrveshjen për dekriminaliizimin. Lulzim Basha deklaroi dje në Konges, se qeveria nuk po bashkëpunon për dekriminalizimin.A jeni të zhgënjyer me këtë proçes dhe a konsiderohjet dekriminalizimi si një parakusht së bashku me 5 kushtet për hapjen e negociatave ?
Dekriminalizimi duhet të të merret shumë seriozisht dhe të zgjidhet. Kjo ishte marrëveshja që ne ndërmjetësuam. Ne nuk dubet të lejojmë që çështja e dekriminalizimiot të harrohet. Zoti Flkeckenstein është në Tiranë sot. Kur të kthehet ne do diskutojmë së bashku, se si mund të ndihmojmë për këtë proçes për të ndihmuar partitë politike në Shqipëri që të trajtojnë këtë çështje. Fatkeqësisht, ju keni gjithnjë nevojë për mbështetjen nga jashtë. Është koha që klasa politike në Shqipëri të tregohet më e përgjegjshme.

Ne jemi këtu për t'ju ndihmuar, sepse duam shumë që Shqipëria të ketë një datë për hapjen e negociatave, por së pari duhet zgjidhur çështja e dekriminalizimit. Jemi informuar së fundmi edhe për çështjen e mandatit të zotit Frroku. Ka si gjithnjë përpjekje  për të gjetur justifikime për ngadalësimin e proçesit. Kjo vërtet është e keqe. Nëse çështja e dekriminalizimit zgjidhet do të jetë në të mirë të qeverisë, së opozitës, të të gjithë politikës shqiptare. Kjo pasi, nëse ky problem vazhdon, atëherë ne do gjendemi vazhdimist para rasteve të poltikanëve me të dhëna kriminale. Duhet t'i jepet fund një herë e mirë. Politika shqiptare duhet të pastrohet. Ne po përgatitemi për një insiativë të re dhe duam të jemi shume konkretë. Ne ndjejmë një përgjegjësi,sepse jemi përfshirë në këtë proçes dhe duam të ndihmojmë sërish.

Ne kemi dëgjuar qartësisht prej kryetarit të komisionit për integrimin europian në Bundestag, zotit Gunther Krichbaum që dekriminalizimi është i panegociueshëm. A është e rëndësishme që shtete kyçe si Gjermania ju mbështesin për çështjen  e dekriminalizimit, që Parlamenti Europian ka ndërmjetësuar? 
Ndaj unë thashë, që Shqipëria mund të ecë përpara vetëm nëse zgjidhet dekriminalizimi, por jo në mënyrë të pjesshme, por tërësore dhe sistematike. Është shumë e rëndësishme që Gjermania mbështet përmbylljen e çështjes së dekriminalizimit. Kam dëgjuar për disa hapa lidhur me reformën e drejtësisë. Janë nisur propozimet në Komisionin e Venecias. Nëse zgjidhet çështja e dekriminalizimin dhe reforma e drejtësisë, atëherë kjo do të jetë vërtet një hoop përpara për Shqiëpërinë dhe atëherë ambiciet e Shqipërisë mund të jenë të larta dhe asnjë nuk do të bëhet pengesë në këtë rast.

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)

 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Antikorrupsioni/ Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin ‘Xhafaj’, kryetarja Zaçaj: S'mund të marrim pjesë në aktivitete ligjbërjeje!

Antikorrupsioni/ Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin ‘Xhafaj’, kryetarja Zaçaj: S'mund të marrim pjesë në aktivitete ligjbërjeje!